[email protected]

Titulli “flet për herë të parë e moshuara që u rrah nga infermieret”, i sajuar

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar të shtunën (31 dhjetor) një artikull, me titull të sajuar “Flet për herë të parë e moshuara që u rrah nga infermieret”. Përmes këtij titulli të sajuar, autorët e këtyre artikujve, pretendojnë se është prononcuar e moshuara e keqtrajtuar fizikisht muaj më parë nga infermiere […]

Lajmi i tetorit për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, paraqitet si aktual

Portale të dyshimta me datë 1 janar kanë publikuar një artikull me titull “Lajmi Fundit/Qeveria prорzon nga 100 euro për këtë kategori..”. Në përmbajtje të këtij artikulli shkruan “Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin gjatë mbledhjes së sotme qeveritare propozuar qê të ndajnë nga 100 euro për pensionistët në kuadër të mbështetjes së […]

Nga Ukraina e veriu i Kosovës te rritja e çmimeve dhe liberalizimi i vizave

Viti 2022 tregoi se keqinformimi e dezinformimi nuk janë fenomene në rënie. Përkundrazi, çrregullimi informativ po shtrihet duke ndryshuar formë, varësisht nga ngjarjet dhe zhvillimet që janë më të aktualizuara duke përvetësuar vegla, aplikacione e platforma të reja digjitale. Teksa dezinformatat e keqinformatat rreth fushës së shëndetit e Covid-19 mbizotëruan vitet 2020 e 2021, këtë vit, përmbajtjet […]

Dezinformatat gjatë vitit 2022

Dezinformimi është informacion i rremë që përhapet qëllimisht për të mashtruar. Ky vlerësim i lajmeve paraqitet si nëngrup i keqinformimit. Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, dezinformatat zunë vend në mediat kosovare dhe ato të rajonit që për synim kishin Kosovën. Edhe këtë vit hibrid.info ka trajtuar një numër të madh të tyre […]

Fotografi e montuar që paraqet profilet e Kurtit e Vuçiqit

Në një fotografi me ndërhyrje të manipuluar, pretendohet të paraqiten presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përkrah njëri-tjetrit Në atë fotografi shihet se si, përmes editimit të imazheve, janë vendosur portretet e këtyre dy figurave politike. Hibrid.info e ka hasur këtë fotografi në një koment të një lexuesi në postimin e […]

Titulli lë të kuptohet se janë larguar të gjitha barrikadat

Portalet informative “GazetaBlic.com” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar sot (29 dhjetor) një artikull me titull “Largohen barrikadat, hiqet gatishmëria e shtuar luftarake në Serbi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje, këto portale kanë cituar mediumin online serb “Nova.rs”, i cili thotë se “meqenëse u […]