[email protected]

Muriqi nuk është një gol larg rekordit historik te Mallorca për shënimin e golave brenda një sezoni

Portali informativ “kosovalive.net” ka publikuar dje (12 prill) një artikull me pretendimin se futbollistit kosovar, Vedat Muriqi, i duhet edhe një gol për të thyer rekordin historik te skuadra futbollistike, Mallorca, për shënimin e golave brenda një sezoni. Artikulli i publikuar nga ky portal mbanë titullin “Vedat Muriqit i duhet edhe një gol për rekordin […]

Përmes artikullit të vjetër pretendohet rrejshëm për rënien e çmimeve të disa produkteve bazë

Disa faqe në Facebook kanë publikuar me datë 12 prill një artikull me titull “Lirohen çmimet e disa artikujve në Kosovë, Ja çmimet e artikujve”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar me datë 13 mars, atëkohë kur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar raportin […]

Greqia nuk ka ndryshuar procedurat për lejet e qëndrimit

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaditore.net” ka publikuar artikullin me titull “Vjen lajmi madh nga Greqia për Shqiptarët, Ja ndryshimi ri për leje qëndrimi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se artikulli mbanë titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online […]

Titulli dhe fotografia lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (10 prill) ka publikuar një artikull me titull “Foshnja 2-muajshe gjendet e vdekur në banesë”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk sqaron se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmit qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një ngjarje e rëndë është regjistruar […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se në qytetin e cilit shtet ka ndodhur ngjarja

Artikulli me titull “Policia jep detaje: 5 të vrarë nga të shtënat në qendër të qytetit” është publikuar dje (10 prill) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues pasi nuk sqaron se për cilin qytet bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet […]

Kërkesa për 40 punëtorë në Gjermani është e vjetër

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Promakale.com” ka publikuar dje (10 prill) një artikull me titull “KOMPANIA “FA-NEZIRI” KËRKON 40 PUNËTORË NË GJERMANI, VIZAT E PUNËS I SIGURON KOMPANIA”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky konkurs për punë në Gjermani është i vjetër, i publikuar në maj […]

Pretendohet se Policia e Kosovës ka plagosur një serb në veri: Policia thotë se nuk është e përfshirë në këtë ngjarje

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (11 prill) rreth plagosjes së një qytetari serb në veri të Kosovës me pretendimin se njësia speciale e Policisë së Kosovës ka shtënë në të. Bazuar në deklaratat e shtëpisë së shëndetit në Zveçan dhënë portalit informativ në gjuhën serbe “kosovo-online.com”,  i plagosuri ka thënë […]

Rishikimi i javës: manipulim i fakteve rreth një deklarate të Kurtit, përmbajtje të pa verifikuara lidhur me disa zhvillime në veri

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve clickbait në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Përmbajtjet clickbait kishin të bënin me mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, për platformën “Superpuna” dhe artikuj ndërlidhur me zhvillime të ndryshme që nuk i është bërë e ditur vendndodhja e ngjarjes në titull, duke lënë hapësirë që të kuptohet […]

Translate »