[email protected]

Propozimi për bashkim të Kosovës me Shqipëri, deklaratë e vjetër

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (15 tetor) një artikull me titull “Vjen Kerkesa HISTORIKE! Propozohet Bashkimi I Kosovës Me Shqipërinë!!”. Pas verifikimit të fakteve të bëra nga hibrid.info është gjetur se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 01 tetor 2021, nga portali dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe – “fakte.buzz”, i […]

Policia e Kosovës mohon sulmin kundër drejtorit të një OJQ-së në veri, Miodrag Miliçeviq

Organizata joqeveritare (OJQ) Aktiv nga Mitrovica Veriore pretendon se drejtori i tyre, Miodrag Miliçeviq, më 14 nëntor është ekspozuar ndaj “ngacmimit fizik dhe verbal”, duke akuzuar pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për një veprim të tillë. Në komunikatën e OJQ-së Aktiv, thuhet se një pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës […]

Brenda artikullit bëhen dy pretendime të pavërteta: Rada Trajkoviq nuk e ka mbështetjen e të gjithë shqiptarëve dhe Meliza Haradinaj – Stublla nuk është e bija e Ramush Haradinajt

Mediat serbe kanë publikuar sot (14 nëntor) një artikull me pretendimin se “të gjithë shqiptarët i qëndruan në krah Rada Trajkoviqit në luftën kundër Listës Serbe dhe Presidentit Vuçiq”. Artikulli ndërlidhet me deklaratën e aktivistes politike serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, rreth demilitarizimit të serbëve në veri të Kosovës në emisionin televiziv “Utisak nedelje” (Përshtypja […]

Nuk ka të dhëna rreth pagave në kompaninë e hapur në Prizren

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Ranknews3.com” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Investitorë nga Zvicra e Gjermania hapin fabrikë në Kosovë, ja pagat”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Me anë […]

Nuk argumentohet pretendimi se zyrtarëve të LVV-së iu ndalua të pajisen me autorizimin ESTA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaNewborn.info” ka publikuar më 11 nëntor një artikull me pretendimin se Zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje iu ndalua të pajisen me “ESTA”. Ky portal i dyshimtë ka pretenduar se sistemi elektronik “ESTA”, që verifikon personat para se të hyjnë në Amerikë, me sa duket ia ka pamundësuar zyrtarëve […]

Ri-publikohet deklarata e vjetër dhe e deformuar e Mandl për njohjen e Kosovës

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (12 tetor) një artikull me titull “Eurodeputeti austriak nuk toleron më/ I kërkon pesë vendeve të BE-së ta njohin Pavarësinë e Kosovës: Duhet ta ndjekni shembullin e Izraelit..”. Pas verifikimit të fakteve të bëra nga hibrid.info është gjetur se se ky lajm është i vjetër, i publikuar më […]

Portreti i futbollistit Vedat Muriqi në këtë fotografi është i montuar

Portali informativ “Periskopi.com” ka publikuar dje (10 nëntor) në faqen zyrtare në Facebook një fotografi në të cilën shihet portreti i sulmuesit kosovar të Mallorca-s, Vedat Muriqi, i vendosur në një mur. Kësaj fotografie, ky portal i ka vënë mbishkrimin “Muriqi trajtohet si ‘mbret’ në Mallorca”. Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (10 nëntor) një artikull me titull “Nis mbyllja e furrave të bukës, shkak rritja e çmimeve”. Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje. Pra, në përmbajtje përkufizohet […]

Pretendohet gabimisht se Zvicra ka ftuar dy futbollistë me prejardhje shqiptare

Portalet “Kosovapost.net” dhe “Prestigji.com” kanë publikuar dje (9 nëntor) një artikull me titull “Zvicra publikoi emrat e 26 lojtarëve të ftuar në Kupën e Botës, prej tyre 2 shqiptarë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi që në përmbajtje bëhet e ditur […]

Translate »