[email protected]

Macron nuk ka thënë se do t’i tërheqë trupat franceze të KFOR-it nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit

Shkroi: Fatbardh Dema Pretendohet se presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se trupat franceze të KFOR-it mund të tërhiqen nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit. Ky pretendim u publikua dje (11 gusht) në Facebook nga faqja “MeKryeministrin”. Cila është e vërteta? Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky […]

Publikohen përmbajtje të rreme e të manipuluara vizualisht duke përdorur imazhe të politikanëve dhe gazetarëve kosovarë

Shkroi: Fatbardh Dema Sot (8 gusht) në median sociale Facebook në formë të sponzorizuar (reklamë) janë publikuar disa postime me fotografi të gazetarëve e politikanëve kosovarë. Në këto postime shihen figura si gazetarët Valon Syla e Vehbi Kajtazi, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kryetari i subjektit politik Aleanca Kosova e Re (AKR), […]

Publikohet lajm i rremë dhe mashtrim për qëllime financiare duke keqpërdorur emrin e mediumit “Telegrafi.com” dhe gazetarit Vehbi Kajtazi

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një përmbajtje e titulluar “Banka e Kosovës po padit Vehbi Kajtazi për ato që tha në televizionin live”. Në përmbajtje pretendohet për një intervistë të gazetarit Berat Buzhala me gazetarin tjetër, Vehbi Kajtazi, ku ky i fundit tregon për një mënyrë se si të pasuroheni, përmes paltformës, online “Nearest Edge”. Në […]

Nuk është organizuar kundër-tubim nga shqiptarët ndaj protestës së paralajmëruar të serbëve, siç pretendon Vuçiq

Shkroi: Fatbardh Dema Presidenti i Serbisë, Alleksandër Vuçiq ka deklaruar se ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, tashmë ka caktuar një tubim si kundër-tubim në raport me protestën e serbëve, e cila pritet të mbahet sot nga ora 11:00 në sheshin “Car Lazar”. Cila […]

Jo, Thaçi nuk është dënuar por vazhdon të gjykohet

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet përmbajtje që pretendon se ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim për 100 vrasje e gjenocid. Pretendimi është publikuar në TikTok nga llogaria me emrin “fatjona989” me anë të një video-materiali, që shfaq pamje brenda dhomës së gjykimit në objektin e “Dhomave të Specializuara”, në Hagë, ku po gjykohet […]

Pretendohet rrejshëm se është ndryshuar pamja e flamurit shtetëror të Kosovës

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet përmbajtje që pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për ndryshimin e pamjes së flamurit shtetëror të Kosovës. Ky pretendim është publikuar dje me anë të një imazhi në TikTok nga një llogari me emrin “sunduesinates”. Në fotografi shfaqet flamuri i Kosovës dhe flamuri i ndryshuar ku harta e […]

Pretendim i rremë se analiza e strishos së nënës së Faton Hajrizit nuk përputhet me të dhënat e personit të vrarë në Serbi

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një përmbajtje që pretendon se strishoja e analizuar e gojës së nënës së Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi, nuk përputhet të dhënat e trupit të personit të vrarë në Serbi, për të cilin ishte njoftuar nga autoritetet serbe se ishe Faton Hajrizi. Ky pretendim […]

Pretendim i rremë se ushtria turke po dërgon dron e helikopter në Kosovë

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një videoje po pretendohet se “ushtria turke po dërgon dron, helikopter dhe raketë F12 në Kosovë”. Ky pretendim u publikua dje (1 gusht) në TikTok nga llogaria me emër “mtrks25”. Cila është e vërteta? Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se video-materiali që shfaqet nga llogaria e […]

Jo, regjistruesit e popullsisë dhe Policia e Kosovës nuk kanë shkuar në veri për t’i dënuar personat që refuzojnë të regjistrohen

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi u pretendua se regjistruesit e popullsisë së bashku me Policinë e Kosovës (PK) kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës dhe se kushdo që refuzon të regjistrohet, do të dënohet. Ky pretendim u publikua dje (1 gusht) në median sociale “Telegram” nga llogaria në gjuhën serbe “BUNKER”. Çka gjeti […]

Translate »
1406