[email protected]

“Politika.rs” konspiron se Kurti ia ka ofruar Vatikanit tempujt serbë

Shkroi: Festim Rizanaj E përditshmja në gjuhën serbe “Politika.rs” ka publikuar një artikull më 27 maj me titullin “Kurti ia ofron Vatikanit tempujt serbë në Kosovë”. Artikulli i gazetës bazohet kryesisht në deklarimet e Aleksandar Rakoviqit,nga Instituti për Historinë e Re të Serbisë dhe të ish-gazetarit e politikanit Ratko Dmitroviq. Përkundër pretendimit në titull se […]

Pretendohet pa fakte se shqiptarët hodhën granatë në oborrin e një familjeje serbe në fshatin Mogillë

Shkroi: Fatbardh Dema *Ky artikull u përditësua me njoftimin e Policisë së Kosovës lidhur me këtë ngjarje “Një granatë dore është vendosur në oborrin e shtëpisë së familjes së Ivica Gjuziqit nga fshati Mogillë”, mban titullin komunikata e lëshuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Në këtë komunikatë, kjo zyrë ka pretenduar se […]

Pretendohet pa fakte se një grup shqiptarësh kanë sulmuar një shkollë të serbëve në Vushtrri

Media online në gjuhën serbe në Kosovë, “Kosovo-Online.com” ka pretenduar se të dielën (19 maj) një grup shqiptarësh kanë hedhur gurë ndaj një shkolle ku ndjek mësimin komuniteti serb në një fshat të Vushtrrisë. Këtë pretendim, ky medium e ka bazuar në deklaratën e drejtorit të shkollës “21 Nëntori” në Gojbulë të Vushtrrisë. Në deklaratën […]

Pamjet nuk paraqesin përhapjen e rërës nga Sahara me anë të makinerive

Shkroi: Etrit Rexhepi Makineri që po marrin rërën nga shkretëtirat e Afrikës, duke e përhapur në atmosferë, për të ndotur ajrin. Ky është pretendimi i një video-material të publikuar me datë 4 prill, nga llogaria me emrin “dardangashi505”, në Instagram. Por, hibrid.info ka gjetur se pamjet e shfaqura nuk paraqesin shkretëtirat e Afrikës dhe se […]

Vulin ndërlidh pa fakte “Shqipërinë e Madhe” me pranimin e Kosovës në KiE

Shkroi: Endrit Berisha Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pretenduar pa fakte se pranimi i mundshëm i Kosovës në Këshill të Evropës është kontribut për krijimin e asaj që ai e quan “Shqipëri e Madhe”. Katër mediume në gjuhën serbe “kurir.rs”, “novosti.rs”, “telegraf.rs” dhe “politika.rs” kanë transmetuar një deklaratë të Vulinit sot (13 maj). Çka […]

Tjetër pretendim i pabazë për spastrim etnik të serbëve që jetojnë në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka vazhduar me narracionin se serbët e Kosovës po i nënshtrohen “dhunës ligjore” të institucioneve të Kosovës si pjesë të “qëllimit kriminal dhe planit për spastrim gradual etnik”. Kjo zyrë e publikoi komunikatën të premten (10 maj) pas arrestimit […]

Vazhdon narracioni i pabazuar për dëbimin dhe persekutimin e serbëve që jetojnë në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë (ZKQS) ka vazhduar me narracionin se serbët e Kosovës po përballen me dhunë të vazhdueshme në Kosovë.    Më 7 maj, drejtori i ZKQS-së, Petar Petkoviq, i reagoi kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit e cilësoi propagandë narracionin e Serbisë në lidhje me sigurinë e […]

Incidenti në Lagjen e Boshnjakëve interpretohet nga qeveria serbe pa fakte si projekt i Prishtinës zyrtare për spastrim etnik të serbëve

Shkroi: Festim Rizanaj Incidentin e mesnatës së të shtunës (27-28 prill) në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku raportohet se janë rrahur dy qytetarë serbë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e interpreton pa fakte si “tentativë për shtypje sistematike të serbëve me qëllim të spastrimit etnik”. Çka tha Zyra për Kosovën […]

Rrahja e një qytetari në veri ndërlidhet pa fakte si synim për spastrim etnik

Shkroi: Fatbardh Dema Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë përmes një komunikate të lëshuar me datë 23 prill, ka pretenduar se një grup, siç i quan kjo zyrë “ekstremistë shqiptarë” kanë grabitur dhe rrahur 20-vjeçarin Petar Kostiq në Mitrovicë. Për këtë incident, kjo zyrë ka thënë se veprimi është kryer si pasojë e “regjimit […]

Pretendohet rrejshëm se nipat e Adem Jasharit provokuan me armë në veri

Shkroi: Endrit Berisha Mediumi online në gjuhën serbe “politika.rs” në një artikull të publikuar më 11 prill ka pretenduar se një fotografi e publikuar në rrjete sociale nga nipat e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në veri të vendit ditë më parë, është thirrje për veprim ndaj popullit serb. Pas kontrollit të […]

Translate »