[email protected]
Disa media nuk e tregojnë në titull se vdekja e 17 nxënësve në një shkollë ka ndodhur në Kenia
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një lajm për vdekjen e 17 nxënësve, pas një zjarri në një shkollë.

Artikullin e kanë publikuar sot (6 shtator) disa portale në gjuhën shqipe.

Çka nuk shkon me artikullin?

Hibrid.info ka gjetur se vendndodhja e ngjarjes nuk përmendet në titullin e artikujve të këtyre mediave. Informacioni për vendin e ngjarjes tregohet vetëm në hyrje të tekstit të lajmit.

Duke qenë se mediat në fjalë publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe, mungesa e specifikimit në titull se ku ka ndodhur ngjarja krijon mundësinë që audienca të interpretojë se ajo ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “kosova-sot.info”:

https://archive.is/ylqJG


Lajmin në të njëjtën formë e kanë publikuar edhe mediat “albeu.com”, “abcnews.al” dhe “opinion.al”.

Në bazë të krerëve të artikujve, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Keni.

Krerët me të cilët fillon lajmi në “kosova-sot.info”, “albeu.com”, “abcnews.al” dhe “opinion.al”:

“Të paktën 17 nxënës kanë vdekur, pasi një shkollë në pjesën qendrore të Kenias u kaplua nga zjarri të enjten në mbrëmje, tha policia e këtij shteti afrikan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.”

“Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kenia, ku të paktën 17 nxënës raportohet të kenë humbur jetën, si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë fillore.”

“Të paktën 17 nxënës raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë fillore në Kenia.”

“17 nxënës kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu një shkollë në Kenia.”


Për të vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në Kenia, Hibrid.info ka hulumtuar përmes motorëve të kërkimit dhe ka gjetur artikuj nga mediat e huaja, të cilat e kanë raportuar dhe konfirmuar ngjarjen (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi për vdekjen e 17 nxënësve në një shkollë është i saktë.

Por, disa media nuk e kanë bërë të qartë në titull të artikujve të publikuar se ngjarja ka ndodhur në Kenia.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »