[email protected]
Fotografia e Masakrës së Reçakut paraqitet rrejshëm si ngjarje e ndodhur në Azerbajxhan
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Një fotografi që shfaq viktimat e Masakrës së Reçakut janarin e vitit 1999, po paraqitet rrejshëm si ngjarje e ndodhur në Azerbajxhan nga forcat armene.

Hibrid.info ka arritur të gjejë se e njëjta fotografi është e publikuar në disa ueb-faqe në gjuhën turke, azere, ruse e angleze. Këto ueb-faqe në artikujt e publikuar kanë paraqitur fotografinë e Masakrës së Reçakut, si ngjarje të ndodhur në Azerbajxhan më 1992.


Vegëzat e ueb-faqeve të huaja që kanë publikuar fotografinë:

https://medeniyyet.az/page/news/18663/Guney-azerbaycanlilarin-soyqirimi.html?lang=en

https://www.timeturk.com/kultur/ceyrek-asirlik-aci-hocali-katliami/fotogaleri-502491

https://newsland.com/post/2230525-khodzhalinskii-genotsid


Fotografia e Masakrës së Reçakut, është gjetur e publikuar si masakër e ndodhur në Azerbajxhan në disa ueb-faqe në gjuhë të huaja. Hibrid.info pas hulumtimit të kryer online, ka arritur të gjejë se si e tillë, ajo është publikuar online që nga viti 2009. (shih këtu)


Për ta vërtetuar faktin se fotografia paraqet masakrën gjatë luftës së fundit në Kosovë (1999), hibrid.info e ka gjetur atë të publikuar në mediumin britanik “DailyMail.co.uk”. (shih këtu)

Në përmbajtje të fotografisë shkruan, “The bodies of 23 ethnic Albanians killed by Serbs lie in a ditch in 1999”, që në shqip përkthehet “Trupat e 23 shqiptarëve etnikë të vrarë nga serbët shtrihen në një gropë në vitin 1999”. (shih fotografinë më poshtë)

Screenshot nga artikulli i publikuar në DailyMail.co.uk


Hibrid.info ka gjetur fotografinë e njëjtë të publikuar në “Wikipedia”, në të cilën jepen sqarime se ajo u realizua nga fotografja Louisa Gouliamaki nga EPA (European Pressphoto Agency). Fotografia mban titullin “KOSOVO-MASSACRE” (Masakra e Kosovës).

Përshkrimi i fotografisë së realizuar nga Louisa Gouliamaki, i përkthyer në shqip:

Trupat e 23 shqiptarëve etnikë që u qëlluan për vdekje më 15 janar pranë qytetit të Reçakut shtrihen pranë rrugës më 16 janar. Diplomati amerikan William Walker, kreu i një misioni vëzhgues ndërkombëtar në Kosovë, tha se vdekjet dukeshin “si ekzekutime”.


Analiza:

Fotografia që paraqet disa viktima të Masakrës së Reçakut (1999), është gjetur e publikuar në ueb-faqe në gjuhë të huaja.

Në këto ueb-faqe, që publikojnë artikuj në gjuhë turke, azere, ruse e angleze, fotografia është paraqitur rrejshëm si masakër e ndodhur në Azerbajxhan më 1992.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto publikime si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »