Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nuk paraqet dhomën e burgut të Faton Hajrizit, është e shkrepur në Alcatraz

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një fotografie në të cilën shihet një shtrat, batanija mbi të dhe disa letra, është pretenduar për pamje nga dhoma e Faton Hajrizit në burgun e Smrekonicës.

Publikimi është bërë nga faqja “Lajme Nga Bota” në Facebook të hënën, 12 gusht.

Çka nuk shkon me këtë publikim?

Pas verifikimit, hibrid.info ka gjetur se fotografia nuk ka të bëjë me burgun e Smrekonicës në Vushtrri. Fotografia është e vjetër dhe e realizuar në ish-burgun e Alcatrazit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në publikimin në Facebook, faqja “Lajme Nga Bota” ka pretenduar se kjo fotografi është e dhomës së burgut të Hajrizit. Madje aty pretendohet se fotografia është postuar nga shokët e burgut të Hajrizit.


Postimi i faqes “Lajme Nga Bota” në Facebook:

E dhimbshme disa fleta të Kuranit i kishin mbetur në dhomë:

Dhoma e burgut në smrekonicë ku qëndroi për së fundi her Faton Hajrizi në izolim para arratisjes, shokët e burgut me mall kanë postuar këtë fotografi nga dhoma e tij të burgut, dhe me mbishkrim, Lamtumirë shoku jonë dhashtë Zoti të takohemi në Xhenet sepse në këtë botë të rrejshme asnjë ditë nuk e shijove lumturinë, Shkruajnë shokët e Fatonit nga burgu i smrekonicës.


Vegëza e publikimit të “Lajme Nga Bota” në Facebook:

https://archive.ph/Gg2sS


Duke përdorur makinat online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se fotografia është e vjetër. Në një nga përmbajtjet, atë të vitit 2011 publikuar nga “viagemeturismo” (foto 2) në përshkrim të fotografisë së njëjtë shkruhet “Dhoma tipike e një të burgosuri të Alcatrazit, tani i hapur për vizita turistike”.

Fotografia e njëjtë gjendet e përdorur në disa raste në publikime të ndryshme (shih këtu).


Kontekst

Burgu i famshëm i Alcatrazit gjendej në ishullin Alcatraz. Ai kishte bërë emër pasi për 29 vjet sa ishte në funksion në të ishin disa prej kriminelëve më me nam në historinë e SHBA-së dhe se konsiderohej më i vështiri për t’i ikur. Burgu ishte hapur më 1934 dhe u mbyll më 1963. Tash shërben si muze (detajet).

Faton Hajrizi kishte ikur nga burgjet e Kosovës nëntë herë. Nga burgu i Smrekonicës ai iku më 6 korrik sivjet. Më 18 korrik u raportua se kishte vrarë një polic serb në Lloznicë të Serbisë. Një ditë më pas ai u vra, ndërsa varrimi i tij u bë në Skënderaj – pas identifikimit nga familja –  më 11 gusht.


Analiza:

Faqja “Lajme Nga Bota” në Facebook ka publikuar të hënën një fotografi nëpërmjet të cilës ka pretenduar se paraqet pamje nga dhoma e Faton Hajrizit në burgun e Smrekonicës.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se fotografia është e vjetër dhe e shkrepur në ish-burgun e Alcatrazit në SHBA.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere