Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Keqinformatat për sigurinë dhe mundësinë e luftës në Kosovë dominuan në prill

HIBRID

Përmbajtjet për sigurinë dhe mundësinë e luftës në Kosovë kanë dominuar në mediumet e mediat sociale në Kosovë në muajin prill. 

Vëmendje të madhe mori një mini-dokumentar i realizuar nga redaktorja që mbulon fushën e mbrojtjes në gazetën britanike “The Telegraph”, Danielle Sheridan. Ky mini-dokumentar riktheu në diskursin publik vendor e ndërkombëtar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë e pushtimit të Kosovës nga Serbia.

Nga vija kufitare e Kosovës, maje një mali, gazetarja ishte veshur me jelek antiplumb që zakonisht përdoren nga gazetarët që raportojnë nga zona e luftës, dhe pyeste: “A mundet Kosova të bëhet Ukraina e radhës?” Por, nga shumë, ky raportim u cilësua problematik. (shih këtu)

Në ndërkohë, nuk munguan as videot që paraqitnin “armatosjen e Kosovës”. U pretendua përmes një videoje se pajisje ushtarake të Shqipërisë po niseshin drejt Kosovës. (shih këtu)

Pati po ashtu raportime se Gjermania po çonte forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës. Por misioni i NATO-s në Kosovë i kishte demantuar këto pretendime duke treguar se këto janë lëvizje normale logjistike. Në tetorin e vitit të kaluar, pas sulmit të Banjskës, Gjermania miratoi dërgimin e 150 ushtarëve në Kosovë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, pati thënë atëherë se kontingjenti i ushtarëve do të vinte në prill të 2024-tës.

Në një rast tjetër pati edhe keqpërkthim që tregon sa e rëndësishme është që t’i konfirmojmë deklaratat që i raportojmë. Më 22 prill u mbajt një seancë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe RTK e transmetoi live. Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiqi po fliste për pretendimet e tij në lidhje me dhunën ndaj serbëve në Kosovë, gjegjësisht për një rast të vitit 2023 kur një person i nacionalitetit shqiptar i Kosovës, pjesëtar i FSK-së, kishte shtënë me armë zjarri dhe kishte plagosur dy të rinj serbë, përkthyesi simultan në gjuhën shqipe i seancës përktheu se Vuçiqi kishte thënë se në këtë rast është i përfshirë bashkëshorti i presidentes Osmani.

Artikuj me të njëjtin pretendim u publikuan në disa portale informative, duke u bazuar në të njëjtin përkthim.  Por, hibrid.info e rishikoi fjalimin e presidentit serb në gjuhën origjinale dhe s’doli ashtu. (shih këtu)

Në episodin e 8-të të emisionit “Prapa Ekraneve”, këto do të jenë disa nga temat e trajtuara në detaje.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere