info@hibrid.info
Nuk ka vendim për hapje të sallave të dasmave
shape
shape
shape

Portali “veriu.info” ka publikuar një artikull me titull “Me këtë datë hapen sallat e dasmave në Kosovë!”.

Nga hulumtimi dhe verifikimi i fakteve të kontrolluara nga hibrid.info, del se titulli i artikullit të jetë i pasaktë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Me këtë titull, “veriu.info” ka lënë të kuptohet vendimi zyrtar për hapjen e sallave të dasmave në Kosovë është zyrtar. Por, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Në fakt e vërteta është se Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë (OHT), ka paralajmëruar se do të bëjë kërkesë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë Kurti që me 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë. Por, ende nuk është marrë asnjë vendim nga institucionet relevante se kur do të hapen sallat e dasmave.

Teksti i artikullit të publikuar në “veriu.info”:

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), do të bëjë kërkesë që me 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë, si ato me ambient të hapur por edhe ato me ambient të mbyllur, shkruan Gazeta Online Veriu.info. OHT sot ka njoftuar se nesër në ora 14:00 do të takohen me të gjithë pronarët e sallave të dasmave në vend. Ky takim sipas njoftimit të Odës, do të mbahet lidhur me masat e COVID-19. Mirëpo nga ky takim OHT pritet të dalë me kërkesa të qarta për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë Kurti. Visar Demolli nga OHT, ka bërë të ditur se nesër do të mbledhin nënshkrimet e pronarëve të sallave të dasmave dhe do të kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë, dhe Qeveria, që ato të hapen para sezonës së dasmave.

Vegëza e artikullit të publikuar në “veriu.info”:

http://veriu.info/me-kete-date-hapen-sallat-e-dasmave-ne-kosove/


Analiza:

Portali “veriu.info” ka publikuar këtë artikull duke i vënë titull jo adekuat, pasi ende nuk është marrë asnjë vendim zyrtar sa i përket hapjes së sallave të dasmave.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »