• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Highlights

    Pandemia, politika dhe sjellja bazuar në rrena

    Shkelzen Osmani by Shkelzen Osmani
    14/08/2020
    in Highlights, Op-ed, Opinione
    0
    Teknologjia si armik i lirisë së shprehjes
    0
    SHARES
    20
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Përkufizimi i termit “lajm i rremë” i referohet një përmbajtje mediale që në fakt nuk është lajm, por dezinformim i audiencës. Shumë studiues sugjerojnë që të përdoret termi dezinformim, pasi që nuk mund të ketë lajm i cili nuk është i vërtetë, një përmbajtje ose është lajm ose i pavërtetë.

    Por, sa ka njohuri shoqëria kosovare për këto fenomene dhe si duhet të përballet me to?

    Rrenat gjatë kohës së pandemisë kanë dëshmuar që një pjesë e qytetarëve të Kosovës nuk janë të gatshëm t’i dallojnë ato nga lajmet.

    Dezinformimi gjatë kësaj periudhe ka pasur një shtrirje në rrjetet sociale, gjë që dëshmon që për një pjesëmarrje të madhe të qytetareve të Kosovës në qarkullimin e lajmeve të rreme, qoftë përmes klikimeve, reagimeve, komenteve dhe shpërndarjeve në rrjete sociale. Në këto raste, reagimi ka qenë kryesisht afektiv, pra, reagim nën ndikimin e emocioneve si frika apo paniku.

    Teoritë Bihevoriste të medias sugjerojnë që audienca modelon sjelljen në shoqëri në varësi nga informatat që ka marrë nga mediat. Në këtë kuptim, nëse vlen formula e Stefano Zhecchit që “njeriu është çka ai sheh”, mund të themi që qytetarët e Kosovës janë audiencë e cila në fakt ka keqkuptim të realitetit për shkak të pamundësisë së dallimit të rrenave. Në këtë kuptim, edhe sjelljet e një pjesë të publikut kosovar qoftë ndaj pandemisë qoftë ndaj politikës e zhvillimeve tjera në shoqëria janë të pasakta.

    Publiku kosovar, përveç sfidës së dallimit të gënjeshtrave sikurse receta për trajtimin e coronavirusit në shtëpi (link: ), është përballur në vazhdimësi edhe me dezinformata që janë ndërtuar me motive poltike, të luftës ndërmjet partive, grupeve të interesit dhe ideologjive në Kosovë.

    Pra, nëse nisemi nga motivet e publikimit të lajmeve të rreme në rastin e Kosovës, mund t’i dallojmë dy motive kryesore. E para, motivet financiare, që vijnë nga faqe të ndryshme në ueb, e që transmetohen në rrjete sociale, me idenë e rritjes së qarkullimit online, që do të u mundësonte më shumë para poseduesve të këtyre faqeve. Llojet e dezinfomratave të tilla kanë ngacmuar interesin e audiencës kryesisht duke ngjallur frikë, pasiguri, panik e duke ndërtuar teori konsiprative për pandeminë, vaksinimin e problemet e ngjashme. Si rezultat i këtyre lajmeve të lidhura në të njëjtën kohë edhe me lirimin e masave nga Qeveria e Kosovës, sjellja e qytetarëve ndaj virusit ka ndryshuar. Mjafton këtu të përmendet fakti që në një sondazh të realizuar gjatë kësaj kohe rezulton se rreth 30 për qind e qytetarëve nuk kanë besuar se ekziston virusi COVID-19.

    E dyta, motivet politike që kanë për qëllim qoftë diskreditimin e kundërshtarëve politikë apo promovimin dhe reklamimn e një ideje të caktuar politike apo politikani. Këtu mjafton të kujtojmë lajmet e rreme të vdekjes së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa .

    Politikanët kosovarë mund të themi se janë shtresa që më së “miri” kanë shfrytëzuar fjalën “lajm i rremë”, për faktin që shpeshherë kanë kontestuar lajmet e vërteta që nuk kanë qenë në favor të tyre si dezinformata.

    Modelet kosovare të luftimit të dezinformimit

    Shoqëria kosovare përkundër përpjekjeve që në forma të ndryshme t’i luftojë dezinformatat, nuk mund të thuhet që është përgatitur për përballimin e këtij fenomeni global. Në këtë kuptim, lufta ndaj dezinformatave, duhet të unifikohet dhe intensifikohet. Dezinformatat apo “lajmet e rreme” në rastin e Kosovës mund të luftohen në tri froma kryesore.

    E para, mediat kredibile në vend duhet të krijojnë rubrika në të cilat raportohet në baza ditore për lajmet e rreme duke i denoncuar ato. Ky angazhim normalisht që kërkon profesionist të verifikimit dhe kosto shtesë për mediat, megjithatë, është një investim që mediat serioze duhet ta bëjnë në mënyrë që ta arrijnë ta bëjnë diferencën.  Po ashtu, herë pas here mediat tjera raportojnë për këtë problematikë, por, nuk kanë staf të angazhuar dhe trajnuar veçanërisht në këtë fushë.

    E dyta, organizatat e ndryshme, akademike, jo-qeveritare, institucionet, duhet të organizojnë fushata të ndryshme të denoncimit të lajmeve të rreme. Në këtë mënyrë do të arrihet vetëdijesimi i shoqërisë për efektet që kanë “lajmet e rreme” në publik, e sidomos tek të rinjtë. Aktualisht, iniciativat në këtë fushë janë krejtësisht individuale, siç është rasti i profesorëve të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Por, nuk ka ndonjë formë të unifikuar të luftës kundër këtij fenomeni. Prandaj, konferencat, punimet dhe rastet e studimit duhet të shtohen në këtë fushë.

    Shoqëria civile, në rastin e Kosovës nuk është marrë shumë me këtë fenomen, përjashto këtu organizatën Cyber Security and Privacy, që ka denoncuar disa nga “lajmet e rreme” që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, përkundër punës së madhe, kapacitet e kësaj organizate nuk mund të arrijnë të mbulojnë në kohë reale të gjitha dezinformatat në gjuhën shqipe. Në këtë kuptim duhet që edhe organizatat tjera të shoqërisë civile ta trajtojnë këtë problem, kryesisht në sensibilizimin e të rinjve për këtë fushë. Për dallim nga dy sektorët paraprak, institucionet shtetërore nuk kanë bërë pothuajse asnjë hap në luftim të këtij fenomeni.

    E trete, dhe më e rëndësishmja, në këtë luftë me dezinformatat duhet të jetë që lënda Edukim për Media të bëhet lëndë obligative në shkollimin para universitar. Me këtë hap të arrinin që fëmijët dhe të rinjtë të aftësoheshin për gjykim kritik të përmbajtjes mediale, normalisht me këtë ata do të arrinin edhe të dallonin gënjeshtrat nga të vërtetat dhe rrjedhimisht do të kishim më pak “lajme të rreme” sepse nuk do të kishte kush t’u besonte.

    Të gjitha veprimet që mund të ndërmerren në shoqëri për të luftuar dezinformatat nuk kanë ndonjë efekt të mirëfilltë nëse nuk i edukojmë fëmijët dhe të rinjtë që të jenë të aftë në përdorimin e saktë dhe të drejtë të medias. Andaj, shoqëritë e përparuara kanë vendosur që mësimi për mediat, efektet e saj dhe mënyrën e përdorimit ta bëjnë pjesë të plan programeve të tyre që nga shkollimi parafillor e deri në universitete.

    Ky opinion i shkruar për kallxo.com, publikohet në hibrid,info me lejen e autorit

    (Alban Zeneli është ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Ai është edhe autor i shumë publikimeve shkencore në revista prestigjioze botërore. Zeneli është opinionist i rregullt në hibrid.info).

    Tags: Alban Zenelidezinformatëlajm i rremëmediatrrena
    Shkelzen Osmani

    Shkelzen Osmani

    Related Posts

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia
    Analizë

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    07/02/2023
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet
    Analizë

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni
    Analizë

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    Pamjet e shkatërrimit të objektit nuk janë nga Turqia

    07/02/2023
    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    Hoteli i rrënuar nga tërmeti ekziston qe 20 vjet e jo që 3, siç pretendohet

    07/02/2023
    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

    07/02/2023
    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    Pamjet nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të stuhisë së vitit 2017 në Afrikën e Jugut

    06/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000