Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “Rakiq: Nëse na falni Mitrovicën atëherë e pranojmë Kosovën”.
Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.
Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka gjetur artikullin i cili është i vjetër, i publikuar më 13 janar 2019.
Lajmi ka të bëjë me një deklaratë të kreut të Listës Serbe Goran Rakiq, i cili ishte shprehur atëkohë se nuk ka ndonjë mik shqiptar.
Pra, pretendimi i ngritur në titull, rezulton të jetë i rremë.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarreporter.com”:
Ky artikull i vjetër dhe me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive” e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)
Artikullin origjinal me deklaratën e Rakiqit të publikuar në kohë reale nga disa media online në Kosovë, mund ta gjeni këtu dhe këtu.
Analiza:
Portali i dyshimtë “Banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.
Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.