Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull rreth një të riu 18-vjeçar, Arion Kurtaj, i cili kishte kryer krim kibernetik duke hakuar videot e videolojës “Grand Theft Auto VI”, të cilat ende nuk ishin prezantuar për lojtarët.
Në artikujt e publikuar nga këto media, pretendohet se i njëjti është mbyllur përjetë në një spital psikiatrik.
Pas verifikimi të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga mediat online në gjuhën shqipe, nuk është i saktë.
Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online në gjuhën shqipe:
Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi britanik “BBC”, ku sqarohet se Kurtaj është një person autik, i cili është dënuar me qëndrim në spital në afat të pacaktuar. (shih këtu)
Pjesë nga artikulli i publikuar në BBC, i përkthyer në shqip:
Një haker 18-vjeçar që zbuloi videot e një loje të ardhshme Grand Theft Auto (GTA) është dënuar me një urdhër spitali të pacaktuar.
Arion Kurtaj nga Oksfordi, i cili është autik, ishte një anëtar kyç i bandës ndërkombëtare Lapsus$.
Sulmet e bandës ndaj gjigantëve të teknologjisë duke përfshirë Uber, Nvidia dhe Rockstar Games i kushtojnë firmave gati 10 milionë dollarë.
Gjykatësi tha se aftësitë dhe dëshira e Kurtajt për të kryer krim kibernetik nënkuptonin se ai mbetej një rrezik i lartë për publikun.
Ai do të qëndrojë në një spital të sigurt për jetën nëse mjekët nuk e konsiderojnë atë më një rrezik.
Gjykata dëgjoi se Kurtaj kishte qenë i dhunshëm gjatë qëndrimit në paraburgim me dhjetëra raportime për plagosje apo dëmtime materiale.
Analiza:
Disa media online në gjuhën shqipe kanë raportuar gabimisht se 18-vjeçari Arion Kurtaj, është mbyllur përjetësisht në një spital psikiatrik.
Në raportimin e BBC sqarohet se Kurtajt i është dhënë një urdhër spitali me kohë të pacaktuar derisa mjekët nuk e konsiderojnë atë më një rrezik.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.