• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Alarmi
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Alarmi
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Highlights

    Shënime për metodologjinë e verifikimit dhe denoncimit të dezinformatave

    Hibrid by Hibrid
    03/01/2021
    in Highlights, Op-ed, Opinione
    0
    Shënime për metodologjinë e verifikimit dhe denoncimit të dezinformatave
    0
    SHARES
    136
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Shkruan: Alban Zeneli


    Në luftën kundër dezinformimit ose lajmeve të rreme, të publikuara në platforma të ndryshme, kryesisht online, është jashtëzakonisht e nevojshme që të ndiqet një metodologji e qartë për verifikimin dhe një unifikim të termave në denoncimin e këtyre fenomeneve, në mënyrë që ky proces të mos përfundojë vet në një gënjeshtër. Deri më tani, në Kosovë numërohen rreth 3 platforma platforma të denoncimit të lajmeve të rreme. Në këto platforma aktualisht përdoren terme të ndryshme, bile shpeshherë të kundërta me njëra-tjetrën për një përmbajtje të njëjtë. Ky fenomen vjen si pasoj, së pari i mosdefinimit të qartë të një metodologjie të unifikuar për të detektuar dhe denoncuar atë që njihet si përmbajtje e pavërtetë. Nëse imagjinojmë për një moment platformën e verifikimit të fakteve sikurse një rrjet peshkimi, në varësi nga motivet e qëndisjes dhe shpeshtësinë e saj si një metodologji pune për të detektuar përmbajtjet dezinformuese, atëherë do ta kemi të qartë, që “rrjetat” e peshkimit të platformave në Kosovë përmbajnë qëndisje të ndryshme, të cilat nxjerrin në pah “peshq” ose dezinformata të ndryshme.

    Rreziku i mos përcaktimit të një metodologjie të qartë të vlerësimit për informacionet që janë të dyshimta ose të pavërteta, ekspozon të gjithë punën fisnike të verifikimit të fakteve që qarkullojnë në sferën publike para një diskreditimi, që shpeshherë edhe ka ndodhur. Prandaj, sa i përket mënyrës se si të detektohen lajmet e rreme, sugjeroj metodologjinë e mëposhtme si njërën nga mënyrat që do të ndihmonte në këtë sferë. Secili verifikues i fakteve duhet të kalojë nëpër këta hapa për të verifikuar përmbajtjen që e trajton, duke tërhequr kështu “rrjetën” që për bindjen time shoshitë më së miri përmbajtjet mediale në rastin e Kosovës.

    1. DYSHONI në të gjitha përmbajtjet mediale, sidomos në lajme sensacionale. Lajmet e rreme kanë për qëllim përfitimin ekonomik përmes klikimeve, diskreditimin apo promovimin e personaliteteve publike-politike, lëvizjeve shoqërore, kompanive, nxitjen e mosdurimit ndërmjet grupeve shoqërore përmes sensacionit.

    2. SHIKOJENI a ka fakte ai lajm? Lajmet e rreme zakonisht kanë shumë opinione dhe gati asnjë fakt ose fakte të shtrembëruara.

    3. VLERËSOJENI nëse lajmi i referohet ndonjë burimi konkret. Lajmet që nuk kanë citate të drejtpërdrejta në burime (deklarata, dokumente, etj) kanë predispozita më të mëdha të jenë të rreme.

    4. VERIFIKOJENI nëse portali apo faqja e rrjeteve sociale ka adresë dhe emra të pronarëve dhe redaktorëve e gazetarëve. Në rastin e faqeve shikoni kohën në të cilën janë krijuar, zakonisht faqet e lajmeve të rreme krijohen aty për aty, pra nuk kanë histori. 

    5. KENI PARASYSH RRETHANAT! Lajmet e rreme shpeshherë përdorin fakte të mëhershme duke i vendosur në rrethana të reja. Konteksti (rrethana) e një ngjarjeje shpeshherë është shumë më e rëndësishme sesa vet deklarata ose fakti që prezantohet në lajm.

    6. KRAHASOJENI nëse përmbajtjen e lajmit mund ta gjeni edhe te portalet më serioze, nëse nuk e gjeni DYSHONI! Në ekologjinë mediale në Kosovë, megjithatë, ka një numër relativisht të madh të mediave që kanë filtra profesional në trajtimin e lajmeve ende pa u publikuar, përkundër presionit kohor.

    7. KONSIDEROJENI lajm të rreme edhe nëse titulli nuk përshtatet me tekstin, fotografia nuk e ilustron ngjarjen, apo grafika nuk jep informacionin që lidhet me përmbajtjen. Shpeshherë, për arsye të ndryshme, sidomos mediat online, përdorin tituj jo-informativ, të cilët kanë synim nxitjen e kureshtjes për të klikuar atë lajm, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për përdorimin e fotografive, grafikeve, e paralajmërimeve të tjera.

    8. VERTETOJENI nëse portali është i regjistruar në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve. Nëse nuk është DYSHONI! Mediat online në Kosovë nuk kanë obligim të regjistrohen në ndonjë institucion të veçantë. Prandaj, ato që janë të regjistruara në ARBK, kanë të paktën një emër pronari dhe një adresë në rast të ndonjë ankese në përmbajtjen e caktuar.

    Linku i ARKB-së : https://arbk.rks-gov.net /  (shënojeni emrin e portalit, zgjedhe “web portale” dhe ju shfaqen të gjitha portalet e regjistruara)

    9. KONTROLLOJENI nëse portali është anëtar në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës. Nëse jo, DYSHONI. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, është institucion i vet-rregullimit i themeluar nga përfaqësues të gazetave, megjithatë, para disa vitesh ka hapur mundësinë e anëtarësimit edhe të portaleve. Mediat online që janë të regjistruara në këtë organ vet-rregullues do të thotë që kanë pranuar ta respektojnë një kod etik që ka për synim raportimin e të vërtetës.

    Linku I KMSHK-së: http://presscouncil-ks.org/members/members/

    Bazuar në hapat e mësipërm krijoni gjykim kritik për përmbajtjen e lexuar, shikuar apo dëgjuar. Ky është hapi më i vështirë për ta bërë një verifikues faktesh, krahasuar me të gjithë të mësipërm. Kërkon një përgatitje paraprake në mënyrën se si shkruhen lajmet, pra njohuri të një gazetari që i njeh standardet e raportimit nga media. Kërkon njohuri të rrethanave dhe zhvillimeve në shoqëri, funksionin e institucioneve publike e private, si dhe shkathtësi të larta të mendimit kritik.

    Kjo është pjesa e parë e punës së secilit verifikues dhe denoncues të dezinformatave apo lajmeve të rreme. Pjesa e dytë e punës është po aq e rëndësishme në këtë proces. Denoncimi i tyre në platformë duhet të kenë emërtime ose terminologji të unifikuar në mënyrë që publiku të mos hutohet nga përmbajtja që lexon në platforma të ndryshme të verifikimit të fakteve.

    Sa i përket kësaj pjese, pra denoncimit të përmbajtjeve të pavërteta duhet të përdoret ndarja me shtatë lloje që e ka bërë koalicioni i organizatave, akademikëve, mediave dhe ekspertëve të teknologjisë të njohur si FirstDraft (link: https://firstdraftnews.org/about/). Sipas kësaj ndarje të shkruar nga autorja Claire Wardle(FirstDraft), emërtimet për llojet e ndryshme të përmbajtjeve të pavërteta janë: satira dhe parodia, përmbajtja çorientuese/kornizuese, përmbajtja mashtruese, përmbajtja e fabrikuar, përmbajtje me lidhje të falsifikuara, rrethana të rreme, përmbajtje e manipuluar.

    (Alban Zeneli është ligjërues në Departamentin e Gazetarisë, Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Ai është edhe autor i shumë publikimeve shkencore në revista prestigjioze botërore. Zeneli është opinionist i rregullt në hibrid.info).

    Tags: Alban Zeneli
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Pse besimtarët e QAnon janë fiksuar me 4 marsin?
    Ballina

    Pse besimtarët e QAnon janë fiksuar me 4 marsin?

    05/03/2021
    LDK nuk i ka bërë VV-së ofertë për koalicion
    Analizë

    LDK nuk i ka bërë VV-së ofertë për koalicion

    04/03/2021
    COVID-19: Pretendime mashtruese në lidhje me një ilaç indian
    Ballina

    COVID-19: Pretendime mashtruese në lidhje me një ilaç indian

    04/03/2021
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Postim me imazh të montuar në faqen e Gani Gecit: Kurti nuk kishte deklaruar në FAZ ashtu siç pretendohet

    Postim me imazh të montuar në faqen e Gani Gecit: Kurti nuk kishte deklaruar në FAZ ashtu siç pretendohet

    26/01/2021
    Shënime për metodologjinë e verifikimit dhe denoncimit të dezinformatave

    Shënime për metodologjinë e verifikimit dhe denoncimit të dezinformatave

    03/01/2021
    Edukimi medial – një palë syze për të vendosur më mirë

    Edukimi medial – një palë syze për të vendosur më mirë

    31/01/2021
    Studim i Parlamentit Evropian rreth ndikimit të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

    Studim i Parlamentit Evropian rreth ndikimit të dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

    05/12/2020
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pse besimtarët e QAnon janë fiksuar me 4 marsin?

    Pse besimtarët e QAnon janë fiksuar me 4 marsin?

    05/03/2021
    LDK nuk i ka bërë VV-së ofertë për koalicion

    LDK nuk i ka bërë VV-së ofertë për koalicion

    04/03/2021
    COVID-19: Pretendime mashtruese në lidhje me një ilaç indian

    COVID-19: Pretendime mashtruese në lidhje me një ilaç indian

    04/03/2021
    Armend Zemaj

    Nuk u paralajmërua ashpërsim i masave

    03/03/2021
    • Home
    • Analizë
    • Media
    • Alarmi
    • Opinione
    • Rrenë
    • Video
    • Covid-19
    • EDU

    Copyright © 2020 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Alarmi
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto

    Copyright © 2020 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000