Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk tregon që rasti është paraqitur në Suedi

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një titulli pretendohet se “Shënohet rasti i parë me linë e majmunëve”.

Artikulli është publikuar të enjten (15 gusht) nga portali në gjuhën shqipe “kosova-sot.info”.

Çka nuk shkon me titullin në fjalë?

Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Suedinë. Vendndodhja e ngjarjes bëhet e ditur vetëm në përmbajtjet të artikullit. Në hyrje të artikullit tregohet se “Suedia ka regjistruar rastin e parë të variantit të ri infektiv të mpox, ose lija e majmunëve”.

Përderisa brenda artikullit në përmbajtje tregohet se rasti ka ndodhur në Suedi, kjo nuk pasqyrohet në postimin në Facebook.

Duke qenë se portali informativ është në gjuhën shqipe dhe ka edhe domain që lidhet me emrin e Kosovës, potencialisht audienca e tij mund të keqinformohet se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqipfolëse.


Vegëza e artikullit:

https://archive.is/Wys1a


Çka ka ndodhur në Suedi?

Një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli emergjencë globale virusin e përhapur në Kongo dhe vende të tjera të Afrikës, zyrtarët shëndetësorë në Suedi njoftuan të enjten se e kanë identifikuar rastin e parë të një personi me variantin më infektues të lisë së majmunëve (shih këtu).


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar të enjten një artikull për shfaqjen e rastit të parë me një variant të lisë së majmunëve në Suedi, duke mos e treguar në titull se në cilin vend ka ndodhur kjo.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga ky portal i shkruar në gjuhën shqipe, mund të çojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere