[email protected]

Pretendim i rremë se ushtria turke po dërgon dron e helikopter në Kosovë

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një videoje po pretendohet se “ushtria turke po dërgon dron, helikopter dhe raketë F12 në Kosovë”. Ky pretendim u publikua dje (1 gusht) në TikTok nga llogaria me emër “mtrks25”. Cila është e vërteta? Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se video-materiali që shfaqet nga llogaria e […]

Jo, regjistruesit e popullsisë dhe Policia e Kosovës nuk kanë shkuar në veri për t’i dënuar personat që refuzojnë të regjistrohen

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi u pretendua se regjistruesit e popullsisë së bashku me Policinë e Kosovës (PK) kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës dhe se kushdo që refuzon të regjistrohet, do të dënohet. Ky pretendim u publikua dje (1 gusht) në median sociale “Telegram” nga llogaria në gjuhën serbe “BUNKER”. Çka gjeti […]

Me anë të një video-materiali që lidhet me një koncert tjetër, paraqitet rrejshëm se koncerti për nder të mërgatës ka dështuar

Shkroi: Etrit Rexhepi Po pretendohet se ka dështuar koncerti për nder të mërgimtarëve në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo gjë është pretenduar me anë të një video-materiali, ku shihen disa karriga të zbrazura para një skene të ngritur në sheshin e përmendur, e publikuar dje (1 gusht) nga faqja e portalit “INTERLAJMI” në Facebook. Çka […]

Pretendohet pa fakte se ndalimi i dinarit serb në Kosovë është si qëllim i Kurtit për të dëbuar serbët

Shkroi: Fatbardh Dema Ndalimin e valutës zyrtare të Serbisë, dinarit, në Kosovë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Sërbisë, Petar Petkoviq e ka cilësuar si qëllim të kryeministrit Albin Kurti për të dëbuar popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Këtë pretendim Petkoviq e bëri duke shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare […]

Video e vjetër e Faton Hajrizit shfaqet si aktuale me pretendimin se ai është i gjallë

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet video-materiali që pretendon se shfaq të dyshuarin për vrasjen e një polici serb, Faton Hajrizin teksa flet, disa ditë pas njoftimit nga shteti serb se i njëjti është vrarë. Videoja ku Hajrizi dëgjohet të thotë se “është gjallë” është publikuar dje (31 korrik) në Facebook nga një faqe me emrin “Gjilani”. […]

Sondazhi i publikuar në TikTok është i rremë

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet një postimi në median sociale TikTok janë publikuar shifra që pretendohet të jenë nga një sondazh për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Publikimi është bërë nga llogaria me emrin “mezatarum” më 13 qershor. Në këtë postim paraqiten përqindjet e 5 subjekteve politike. Lëvizja Vetëvendosje 82%, Partia Demokratike e Kosovës 7%, Lidhja […]

Translate »