[email protected]

Përmbajtja mashtruese pretendon se po kërkohen punonjës për paketim farmaceutik

Shkroi: Fatbardh Dema Është publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, në mbishkrimin e së cilit pretendohet se është hapur një konkurs pune, ku kërkohet “personel për paketim farmaceutik”. Kjo përmbajtje është publikuar me datë 9 gusht në Facebook nga faqja që mban emrin “Local serse.com”. Por, në vegëzën e paraqitur, pas klikimit, nuk […]

Mediumi në gjuhën serbe pretendon rrejshëm se civilët e vrarë në Masakrën e Reçakut kanë qenë ushtarë të UÇK-së

Shkroi: Fatbardh Dema Një film propagandues serb mbi Masakrën e Reçakut, i prodhuar më 2022, ka pretenduar se 45 civilët e vrarë në këtë masakër kanë qenë ushtarë të UÇK-së. Media në gjuhën serbe “Novosti.rs”, ka publikuar një artikull të hënën mbrëma (12 gusht), me titullin ““REÇAKU” ISHTE MASHTRIMI I MADH: Shikoni fotot e “civilëve” […]

Pa asnjë fakt, ushtrimi fushor “Valor Shield 2024” ndërlidhet me sulm ndaj serbëve në Kosovë

Shkroi: Festim Rizanaj Mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull dje (12 gusht) me titull “E konfirmuar! Përgatitet e keqja! Kurti me amerikanët dhe shqiptarët po ushtrohet për sulm me dron para synimit për të hapur urën në Ibër me dhunë!”. Ky medium pretendon se kryeministri Albin Kurti, “mesa duket po përgatit një […]

Pretendohet rrejshëm se Turqia e mbështet Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit

Shkroi: Fatbardh Dema “Turqia i vetmi shtet që e mbështet Albin Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit”, mban përshkrimin një postim i publikuar në TikTok. Ky postim u publikua dje (12 gusht) nga llogaria në këtë platformë sociale që mban emrin “albinkurti_kryeministër”. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, nuk është gjetur […]

Fotografia nuk paraqet dhomën e burgut të Faton Hajrizit, është e shkrepur në Alcatraz

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një fotografie në të cilën shihet një shtrat, batanija mbi të dhe disa letra, është pretenduar për pamje nga dhoma e Faton Hajrizit në burgun e Smrekonicës. Publikimi është bërë nga faqja “Lajme Nga Bota” në Facebook të hënën, 12 gusht. Çka nuk shkon me këtë publikim? Pas verifikimit, hibrid.info ka […]

Macron nuk ka thënë se do t’i tërheqë trupat franceze të KFOR-it nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit

Shkroi: Fatbardh Dema Pretendohet se presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se trupat franceze të KFOR-it mund të tërhiqen nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit. Ky pretendim u publikua dje (11 gusht) në Facebook nga faqja “MeKryeministrin”. Cila është e vërteta? Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky […]

Ndërlidhet pa fakte me shqiptarët dhe Kurtin djegia e tri shtëpive të serbëve afër Prizrenit

Shkroi: Endrit Berisha Është raportuar se “shqiptarët” dhe “falangat e Kurtit” u kanë vënë zjarrin tri shtëpive të serbëve në fshatin Novak të Prizrenit të dielën në mbrëmje. Pretendimi është bërë nga mediumet në gjuhën serbe “alo.rs” dhe “sd.rs” të dielën (11 gusht) dhe të hënën (12 gusht). Çka nuk shkon me këto publikime? “Terrori […]

Rishikimi i javës: lajme të rreme për ndryshim të flamurit dhe rritje të pensioneve, pretendim i pavërtetë nga Vuçiq, imazhe të manipuluara të politikanëve dhe gazetarëve

Përgatiti: Festim Rizanaj Artikujt që janë cilësuar si “lajm i rremë” dhe “lajm i rremë/mashtrim” janë ato që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa i përket keqinformatave të publikuara në media, portale të dyshimta dhe faqe e llogari në media sociale. Lajmet e rreme u publikuan nga llogari në gjuhën shqipe në Tiktok dhe […]

Translate »