[email protected]

Performanca në “Ulpiana Fest” paraqitet rrejshëm si urrejtje e shqiptarëve myslimanë ndaj katolikëve

Shkroi: Fatbardh Dema Në median sociale X (ish-Twitter) janë publikuar disa fotografi në të cilat paraqiten disa kryqe (simbol i të krishterëve) në flakë. Përmes këtyre fotografive, llogaria në gjuhën angleze “Global Dissident” ka pretenduar se kjo vepër është kryer nga shqiptarët myslimanë, duke shtuar se kjo është bërë si shenjë urrejtje ndaj katolikëve. Cila […]

Imazhi nuk paraqet librezën e anëtarësimit të Kamala Harris në Partinë Komuniste (BRSS)

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një imazhi paraqitet një librezë me fotografinë dhe emrin e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, duke pretenduar se ajo ishte anëtare e partisë komuniste të ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS). Ky pretendim u publikua në gjuhën shqipe nga faqja “Patriotët E Botës Re” në Facebook. E vërteta? Pas hulumtimit në lidhje me këtë fotografi, […]

Nuk ka konfirmim se Kosova do të pajiset me automjetin e blinduar shqiptar “Shota”

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi në Facebook pretendohet se është konfirmuar që ushtria e Kosovës do të pajiset me automjetin e parë shqiptar të blinduar “Shota”, i prodhuar nga kompania shqiptare Timak. Pretendimi u bë nga faqja “Kosova Armed Forces” në Facebook me datë 30 gusht. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, […]

Përgatitjet për parakalimin ushtarak në Sllovaki paraqiten rrejshëm si pajisje që po vijnë nga Amerika në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një video-publikimi në median sociale TikTok është pretenduar se pamjet shfaqin pajisje ushtarake që janë nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në drejtim të Kosovës. “GATI PER KOSOVEN PO VINE FALIMINDERIT USA” është mbishkrimi që llogaria “fskkosova2024” i ka vënë publikimit të bërë më 1 shtator. Çka nuk shkon […]

Rishikimi i javës: Lajme të rreme për armatosjen e FSK-së, mashtrim me sondazh në lidhje me zgjedhjet

Përgatiti: Festim Rizanaj Si rezultat i gjetjeve dhe trajtimeve të keqinformatave të publikuara gjatë javës që shkoi, lajmet e rreme janë ato që dominuan ekosferën keqinformuese. Lajmet e rreme janë publikuar në media sociale, në Facebook, Tiktok dhe X. Në Facebook u publikuan pretendimet se Ushtria e Kosovës është furnizuar me pajisje ushtarake nga Turqia […]

Translate »