[email protected]

Dezinformohet në mediat serbe se Kurti dhe shërbimi inteligjent qëndrojnë prapa “kërcënimeve” ndaj ambasadave serbe

Shkroi: Festim Rizanaj Në mediat serbe është publikuar pretendimi (22 gusht) sot se prapa kërcënimit ndaj ambasadave serbe në Evropë qëndron Albin Kurti dhe shërbimi i tij. Artikulli ndërlidhet me pretendimet se Denis Krasniqi ka kërcënuar ambasadat serbe në disa shtete evropiane, duke u pretenduar se prapa tij qëndron shërbimi inteligjent i Kosovës (SHIK), të […]

Pretendim i paverifikuar se Sadriu ka kërkuar mbrojtje të afërt

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një artikulli është pretenduar se Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës, pas rastit të vrasjes në Ferizaj ditë më parë. Artikulli është publikuar fillimisht nga mediumi në gjuhën shqipe “reporteri.net” të mërkurën (21 gusht). Çka nuk shkon me këtë artikull? Pas […]

Titull dezinformues, keqinterpretohet deklarata e një politologu

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një mbishkrimi të një imazhi që shfaq kandidatin për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë zgjedhur atë si kryeministër. Artikulli u publikua sot (21 gusht) nga portali informativ në gjuhën shqipe “ntv.al”, i cili mban titullin “SHBA […]

Turqia nuk i ka dhuruar Kosovës 62 automjete ushtarake “BMC Vuran”

Shkroi: Fatbardh Dema Pretendohet pa fakte se Kosova ka pranuar nga Turqia edhe 62 automjete ushtarake “BMC Vuran”. Ky pretendim u publikua dje (20 gusht) në TikTok nga llogaria “fskkosova2024”. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i tillë i publikuar nga burime kredibile. Gjithashtu, video-materiali i përdorur në […]

Media në serbisht konspiron se kryeministri Kurti po i kërcënon serbët në Kosovë

Shkroi: Festim Rizanaj Mediumi në gjuhën serbe, “Informer.rs” ka publikuar një artikull sot (20 gusht) me pretendimin se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm ta pushtojë me dhunë veriun e Kosovës duke i kërcënuar publikisht të gjithë serbët! Artikulli i referohet deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, dhënë për Zërin e Amerikës (VOA) gjatë qëndrimit të […]

Pretendim i rremë se në vitin 2025 Kosova do të pajiset me sistemin raketor izraelit “PULS”

Shkroi: Fatbardh Dema “Ushtria e Kosovës përfundimisht do të pajiset me këto raketa në fillim të vitit 2025 (Elbit System)”, mban mbishkrimin një video-material. Kjo përmbajtje u publikua sot (20 gusht) në Facebook nga faqja “Me Albin Kurtin”. E vërteta Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në burime […]

Translate »