[email protected]

Në titull s’tregohet se bëhet fjalë për letër të vitit 2019

Shkroi: Endrit Berisha “Biden mesazh personal Thaçit: “Mbaje besimin, gjërat do të përmirësohen”, titullohet një artikull i publikuar të hënën (26 gusht). Artikulli me këtë titull u publikua fillimisht nga mediumi në gjuhën shqipe “epokaere.com”. Çka nuk qëndron me këtë titull? Për dallim nga titulli që lë hapësirë për keqinterpretim artikulli i “epokaere.com” në hyrje […]

Vazhdon të publikohet pretendimi i rremë se Kosova planifikon blerjen e 300 transporterëve dhe 100 tankeve

Shkroi: Fatbardh Dema “Miliona euro investime për Ushtrinë E Kosovës: Planifikohet blerja e 300 transporterëve dhe 100 tankeve”, mban mbishkrimin një video-material. Kjo përmbajtje u publikua dje (25 gusht) nga llogaria “viktorks112” në TikTok. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se ky artikull është i vjetër, i […]

Publikohet sërish mashtrim me anë të kriptovalutave duke keqpërdorur emrin e Vehbi Kajtazit

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një vegëz në formë fotografie me mbishkrimin në gjuhën angleze “Vehbi Kajtazi did not knoë that the microphone was on, and we said goodbye forever” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vehbi Kajtazi nuk e dinte që mikrofoni ishte i ndezur dhe ne u përshëndetëm me të përgjithmonë”. Fotografia […]

Rishikimi i javës: Lajme të rreme për vdekjen e Sabri Fezjullahut dhe armatosjen e FSK-së, manipulim i fakteve rreth çmimit të rrugës Prizren-Tetovë, manipulim i fakteve/dezinformatë se Kurti është takuar me nënpresidenten e SHBA-ve, Kamala Harris

Përgatiti: Festim Rizanaj Artikujt që janë cilësuar si “lajm i rremë” janë ato që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa i përket keqinformatave të publikuara në media, portale të dyshimta dhe faqe e llogari në media sociale. Lajmet e rreme janë publikuar në media sociale, kryesisht në TikTok.  Në këtë media sociale u publikuan […]

Kosova nuk është furnizuar me pajisje ushtarake turke “Boran 105mm”

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një video-materiali të postuar në Facebook është pretenduar se Ushtria e Kosovës është furnizuar me pajisje ushtarake nga Turqia “Boran 105”. “Ushtria e Kosovës pajiset me topa “Boran 105mm”, prodhim Turk me një fuqi goditëse deri në 10 km”, është mbishkrimi që faqja “Me Albin Kurtin” ka përdorur në videon e […]

Përmes një lajmi të vjetër pretendohet rrejshëm për ngritjen e çmimit të fasules

Shkroi: Fatbardh Dema “Fasulet kapin rekord në treg/ Nuk do ta besoni sa ka shkuar cmimi për kilogram”, mban titullin një artikull i publikuar dje (23 gusht). Ky artikull u publikua nga faqet në Facebook si “Atdheu Lajm”, “Analiza”, “Shkupi”, “Lajmi Fundit” dhe “Rajoni Sot”. Të gjitha këto faqe kanë shpërndarë këtë artikull nga portali […]

Pretendohet rrejshëm se Kurti ka thënë që BE-ja ia ka premtuar Serbisë mos-hapjen e Urës së Ibrit

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një postimi në Facebook, është pretenduar për një deklaratë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjen e Urës së Ibrit. Publikimi u bë nga faqja “Lajme Nga Bota” më 15 gusht. Sipas pretendimit, Kurti ka thënë se Bashkimi Evropian ia ka premtuar Serbisë që nuk hapet kjo urë e se […]

Kurti nuk u takua me Harrisin gjatë vizitës së fundit në SHBA

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet artikujve është pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me nënpresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kamala Harris, gjatë Konventës së Partisë Demokratike, të mbajtur në Chicago. Pretendimi është publikuar nga portalet në gjuhën shqipe “botasot.info” dhe “ina-online.net” të enjten (22 gusht) dhe më pas është shpërndarë […]

Translate »