Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se gruaja në fotografi me Tito-n është nëna e Berat Buzhalës

HIBRID

Një llogari në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën pretendohet se personi i shfaqur në imazh, në krahun e majtë të ish-liderit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito-s, është nëna e gazetarit, Berat Buzhala.

Në përmbajtje pretendohet po ashtu se në fotografi janë të paraqitura edhe nënat e dy gazetarëve tjerë, Halil Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut, por që në të njëjtin shkrim, thuhet se një pretendim i tillë është mohuar nga vet gazetarët.

Mirëpo, hibrid.info pasi ka kontaktuar gazetarin, Berat Buzhala, ky i fundit ka mohuar pretendimin që personi në fotografi është nëna e tij.


Vegëza e postimit të publikuar në “Facebook” nga llogaria “Arben Çokaj”:

https://www.facebook.com/photo?fbid=10228734606205361&set=a.2099562443986


Pasi ka kontaktuar privatisht gazetarin, Berat Buzhala, përmes llogarisë së tij në facebook, hibrid.info ka marrë konfirmimin nga vet gazetari, se personi i shfaqur në fotografi, nuk është personi që pretendohet në shkrim. (shih fotografinë më poshtë)


Po ashtu hibrid.info ka arritur të gjejë edhe foton autentike të realizuar nga fotografi, Nysret Metarapi. Në fotografi konfirmohet vetëm viti dhe vendi në cilën është realizuar kjo fotografi, por hibrid.info nuk ka arritur të marrë konfirmimin nga fotografi, tashmë i ndjerë. Në faqen në Facebook të ish-fotografit Metarapi, kjo fotografi mbanë mbishkrimin “1975 Tito, Kosovë (photo: Nysret Metarapi)”.(shih këtu)


Fotografia është gjetur e publikuar edhe në ueb-faqen e ish-fotografit Nysret Metarapi, e cila nuk ka të dhëna shtesë se ku është realizuar ajo. (shih këtu)

Screenshot i fotografisë së publikuar në uebfaqen “nysretmetarapi.com”


Analiza:

Llogaria në Facebook me emrin “Arben Çokaj ” ka publikuar një fotografi që pretendon se personi i shfaqur në fotografi, përkrah Tito-s, është nëna e Berat Buzhalës.

Mirëpo gazetari Berat Buzhala, e ka mohuar pretendimin e shfaqur në imazh. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere