[email protected]
Zemaj nuk ka thënë se do të ketë ashpërsim të masave
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Fjalët.com” ka publikuar sot (5 nëntor) një artikull, ku përmes titullit pretendohet se ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se nga nesër do të ashpërsohen masat për parandalimin e virusit Korona.

Ky artikull përmban titull të sajuar, ndërsa në përmbajtjen e tij është vetëm një pjesë e shkrimit të Zemajt, i cili përmes profilit të tij në Facebook thotë se, “duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat”.

Megjithatë, Zemaj nuk përmend askund fjalën ‘nesër’, si dhe asnjë datë të saktë se kur do të fillohet të aplikohet me ashpërsim të masave për parandalimin e virusit Korona.

Teksti i artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

Zemaj: Jemi të detyruar të marrim masa edhe më të ashpërta nga nesër

Pas rritjes së numrit të rasteve me virsu në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se do t’i ashpërsojnë masat.

Këtë e bëri të ditur Zemaj pas takimit me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, me të cilin tha se ka diskutuar lidhur me luftimin e virusit. Në takim me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, kemi bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit. / Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Fjalët.com”:

https://fjalet.com/fs/2020/11/04/zemaj-jemi-te-detyruar-te-marrim-masa-edhe-me-te-ashperta-nga-neser/?fbclid=IwAR3YuEQAx24MCjSoF3Uj8KMykX4cEk70O8SJB_kTVyrThW0dZbmvz9bXf5c

Zemaj pas takimit që kishte me komandantin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi, u shpreh se kanë bashkëbiseduar për aktualitetin dhe shqetësimin lidhur me luftimin e virusit Covid 19. Gjithashtu, ai tha se duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jenë të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojnë masat.

Postimi i Zemajt në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3547282801985241


Analiza:

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “Fjalët.com”, përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others