[email protected]
Lajm i vjetër për futjen e Xhandarmërisë serbe në Kosovë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “fjalet.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Xhandarmëria serbe hyn përsëri në territorin e Kosovës (FOTOT)”.

Pas verifikimit nga hibrid.info, del që lajmi i përdorur në këtë artikull është i vjetër, i publikuar në vitin e kaluar (27 shtator 2019) në kohën kur ishin ngjallur reagime të shumta në vend, pas hyrjes së pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në fashitin Sllubicë, në komunën e Gjilanit.

Portali i dyshimtë “fjalet.com” e ka përdorur artikullin e vjetër, duke e postuar atë dhe cilësuar si ngjarje aktuale, në mënyrë që të dezinformojë lexuesin.

Teksti i artikullit të publikuar në “fjalet.com”:

Xhandarmëria serbe pa asnjë pengesë është parë tek xhamia e Sllubicës në brendi të territorit të Kosovës, imami i xhamisë Jusuf Mustafa tha se ata ishin pesë veta dhe të armatosur.

Xhandarmëria serbe vazhdon të provokojë banorët dhe të shkel vijën kufitare me Kosovën. Këtë të mërkure xhandarmëria serbe rreth orës 17 e 50 minuta është parë duke patrulluar tek xhamia e Sllubicës. Lajmin e ka konfirmuar për rajonipress Jusuf Mustafa, imam i xhamisë në Sllubicë. / Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “fjalët.com”:

https://fjalet.com/fs/2020/11/10/lajmi-i-fundit-xhandarmeria-serbe-hyn-perseri-ne-territorin-e-kosoves-fotot/?fbclid=IwAR15kjzMdMDsFb93PnkzXs0ajEpNi368uumo4UcRtFK9BYaDkU4Jh_TYTrU

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://kosova.info/te-armatosur-xhandarmeria-serbe-hyn-ne-brendi-te-kosoves-shihet-tek-xhamia-e-sllubices/

Analiza:

Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “fjalet.com” është lajm i vjetër, i cili është postuar qëllimshëm, duke pretenduar ta sjellin si ngjarje aktuale. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others