Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Nga e hëna në karantinë? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat ndaj pandemisë”.
Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull të jetë i datës 28 shkurt dhe lajmi ka të bëjë me një vendim të marr nga shtetin e Shqipërisë.
Ndërsa portali i dyshimtë “specialja.com” këtij artikulli i ka vënë fotografinë e kuvendit të Kosovës, duke i shtyrë lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për Kosovën.
Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:
Nga e hëna në karantinë? Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat ndaj pandemisë
Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e nesërme pritet sërish për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë. / Hap 5 sek marktingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE
Në mbledhjen e fundit, ditën e premte, Komiteti Teknik vendosi të mos aplikojë asnjë masë shtesë, apo të mos përforëcojë masat aktuale, ndonëse situate në vend prej disa javësh paraqitet e rëndë. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE
Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:
Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa portale të Shqipërisë.
https://sot.com.al/aktualitet/neser-mbledhje-jashte-rradhe-e-komitetit-te-eksperteve-i426404
Analiza:
Portali “specialja.com” ka përdorur një lajm që ka të bëjë me Shqipërinë, të cilin e ka publikuar duke i vënë fotografi të Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij veprimi, ky portal ka mundur të t’i dezinformojë lexuesit, përmes këtij artikulli, duke lënë hapësirë që të kuptohet se vendimi për mbyllje vlen për Kosovën. Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.