[email protected]
Artikull me titull të sajuar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday74.com” ka publikuar një artikull në titullin e të cilit pretendohet rrejshëm se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka blerë shtëpi në vlerë milionëshe.

Ky sajim i këtij portali të dyshimtë vërehet pasi të klikohet artikulli. Në përmbajtjen e tij gjendet një lajm i vjetër, i publikuar në janar të këtij viti, atëkohë kur ishte bërë deklarimi i pasurisë së 450 zyrtarëve.

Në përmbajtjen e artikullit bëhet e qartë se në vitin 2020 në deklarimin e pasurisë Albin Kurti, ka deklaruar pasuri të paluajtshme 400 mijë euro, para të gatshme në bankë mbi 13 mijë euro dhe të hyra vjetore rreth 40 mijë euro. Por, nuk është e vërtetë se ai ka blerë shtëpi milionëshe siç pretendohet në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/09/13/perhajr-na-qofte-ja-shtepia-milionshe-e-re-e-kryeministrit-albin-kurti/?fbclid=IwAR2bCcUIQ3ydAkF8Voy4x0yEsFoZgxigGNgegDADD6tyWNQ9TBh5–F3rNo

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “Në Kohë” dhe “Specialja”.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/214112107416690

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/374900200941067

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (16 janar 2021) nga portali “gazetametro.com”.

https://gazetametro.net/kishte-zero-euro-por-i-beri-400-mije-kaq-eshte-rritur-pasuria-e-paluajtshme-e-albin-kurtit-per-vetem-nje-vit/

Analiza:

 Ky portal i dyshimtë ka publikuar një artikull të vjetër të muajit janar 2021, të cilin e ka publikuar me pretendimin ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others