Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim nga Qeveria për skemën sociale dhe pensionale

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “gazetaz.com” dje (26 qershor) ka publikuar një artikull me titull “QEVERlA Kurti vjen me vendim te mrekuIlueshem per skemën sociaIe dhe pensionaIe ja sa para do te ndahen”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër.

Në përmbajtje gjendet lajmi i muajit tetor të vitit 2021, atëkohë kur Qeveria e Kosovës kishte miratuar vendimin nga i cili do të përfitonin pagesa shtesë në vlerë prej 100 eurove përfituesit e skemave pensionale për muajin nëntor.

Pra, lajmi është i vjetër, të cilin ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/qeverla-kurti-vjen-me-vendim-te-mrekuilueshem-per-skemen-sociaie-dhe-pensionaie-ja-sa-para-do-te-ndahen/?fbclid=IwAR2N-dNMRksG8tZOgTbyIcGEpkMFqujARu8Me4eO_uNr856b6qU5-Gm6teM

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook përmes faqes “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimi, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” në edicionin në gjuhën shqipe, i cituar nga portali i dyshimtë “gazetaz.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një vendim të vjetër (tetor 2021) të Qeverisë së Kosovës, e cila atëkohë kishte miratuar shtesa për skemën sociale dhe pensionale.

Ky portal i lartcekur këtë artikull të vjetër është munduar ta paraqesë si aktual, duke pretenduar në titull se “Qeveria Kurti vjen me vendim të mrekullueshëm për skemën sociaIe dhe pensionale”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere