[email protected]

Imazhi që paraqet dy fëmijë palestinezë duke fjetur në baltë, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh në të cilin paraqiten dy fëmijë duke fjetur në baltë brenda një tende. Këtij imazhi i është vënë mbishkrimi “Natën e mirë nga Gaza”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky imazh nuk është real dhe se i njëjti është krijuar me […]

Pretendim i rremë se tifozët shqiptarë nuk kanë siguruar bileta për në Euro 2024

Mediumi informativ “EuroNews” në gjuhën shqipe ka publikuar në portal një artikull me anë të cilit pretendohet se tifozët shqiptarë nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për kampionatin evropian të futbollit, Euro 2024. E njëjta gjë pretendohet si në titullin ashtu edhe në përmbajtjen e artikullit. Pas verifikimit nga hibrid.info, është kuptuar se pretendimi është […]

As titulli e as fotografia nuk sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në SHBA

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar sot (27 janar) një artikull me titull “E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për të vdekur”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm […]

Titulli nuk e bën të qartë se ngjarja ka ndodhur në Iran

Portali informativ në gjuhën shqipe, me emrin “sot.com.al” ka publikuar dje (25 janar) një artikull me titull “Përfshihet nga flakët një spital, zbulohet shkaku”. Pas verifikimit  nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje. Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, […]

Faqja e dyshimtë në Facebook publikon vlerësim të klientëve të një institucioni mikrofinanciar, duke e paraqitur rrejshëm si të sajën

Faqja në Facebook që mban emrin “Kredi personale” ka publikuar me datë 19 janar një imazh të cilin e paraqet si vlerësim nga një klient, i cili sipas kësaj faqe është ndarë i kënaqur me procedurat për marrjen e një kredie. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhin me vlerësimin […]

Pretendim i rremë se Kurti është takuar me Erdoganin dhe se Turqia do t’i dërgojë 10 mijë trupa ushtarake shtesë në Kosovë

Një llogari në TikTok me emrin “mtrks25” ka publikuar një video-material, me anë të cilit pretendohet se kryeministri Albin Kurti është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Video-materiali ka shfaqur edhe pamje nga ky takim dhe ka vazhduar pretendimin, duke treguar se Turqia do të dërgojë 10 mijë trupa ushtarake në ndihmë të […]

Kulla Eiffel nuk është djegur

Një llogari në Facebook ka publikuar më 17 janar disa imazhe të momunentit historik të Kullës së Eiffel në Paris. Përmes mbishkrimit dhe pamjeve në këtë postim, pretendohet se Kulla e Eiffel ka marrë flakë dhe po digjet. Por, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk […]