[email protected]

Deepfake: Kurti nuk ka folur në gjuhën arabe

Llogaria në TikTok me emrin “kanalistat” ka publikuar dje (28 tetor) një video-material, që shfaq Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Kryeministri Kurti degjohet teksa flet në gjuhën arabe, gjë të cilën e pretendon edhe mbishkrimi i vendosur video-materialit. Por pas verifikimi nga hibrid.info është vërtetuar se në video-material është ndërhyrë me anë të Inteligjencës Artificiale […]

Fotografia nuk paraqet pamje nga Gaza, është gjeneruar me inteligjencë artificiale

Mustafë Bajrami, i njohur si teolog, ka publikuar dje (27 tetor) në llogarinë e tij në Facebook një fotografi me imazhin e dy mjekëve duke kryer një operacion në një objekt të shkatërruar. Nëpërmjet kësaj fotografie, pretendohet se pamja flet për qëndresën e Palestinës. Megjithatë, pavërtetësia e këtij imazhi u konstatua pas verifikimit të fakteve […]

Imazhi i shkrepur i konfliktit Hamas – Izrael në vitin 2018 publikohet si aktual

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje (27 tetor) imazhe që shfaqin re të mëdha tymi në disa vendbanime. Këto publikime me anë të mbishkrimit kanë pretenduar se imazhet paraqesin momente të bombardimeve aktuale në Gaza. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se imazhi i publikuara në […]

Nuk mbahet premtimi i kryeministrit Kurti për investime 70 milionë euro për Trepçën në dy vitet e para të qeverisjes së tij

 “Në kushtet e pandemisë, kur ishim në gjendje të vështirë politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën. Në dy vitet në vijim do t’i ndajmë së paku 70 milionë euro për investime për 2022 dhe 2023. Me projektin tonë për fondin sovran, e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm […]

Video nuk paraqet pamje nga Palestina, është realizuar pas tërmetit të 6 shkurtit në Hatay të Turqisë

Faqja në Facebook “Kopshte me lumturi”, e cila numëron mbi 60 mijë ndjekës, me datë 25 tetor ka publikuar një video material me mbishkrimin “Liri për Palestinën!”. Në këtë video-material shihen ndërtesa të shkatërruara, dhe që faqja e lartcekur pretendon se pamjet shfaqin shkatërrimin e Palestinës në konfliktin aktual Hamas-Izrael. Pas verifikimit të fakteve të […]

Në titull nuk bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Kinë

Mediumi informativ “Kosova-sot.nfo” ka publikuar dje (26 tetor) me titull “Shpëtohen mbi 1.000 mace, po transportoheshin për t’u shitur si mish qengji”. Ndërsa në postimin e bërë në Facebook këtij titulli i është shtuar mbishkrimi “Ç𝐤𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐭𝐞𝐩ë𝐫𝐭 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞 𝐭𝐞𝐩ë𝐫𝐭!”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është […]

Përdoret emri i një kirurgu kosovar për të krijuar artikull të rremë me pretendimin se shëron diabetin për një ditë

Faqja në Facebok “Atdheu Lajm” ka publikuar dje (25 tetor) një artikull me titull “Lajm fantastik: Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”. Në këtë artikull pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një ditë. Hibrid.info pas hulumtimit në llogarinë personale të Morinës në Facebook, ka […]

Kosova nuk ka pësuar rënie në ranglistën e FIFA-s, por është ngritur për gjashtë pozita

Portali informativ “Indeksonline.net” ka publikuar sot (26 tetor) një artikull me pretendimin se përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit “FIFA”. Mediumi i lartcekur në këtë artikull shkruan se Kosova ka humbur gjashtë pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111. […]

Pajisja në video-material nuk është armë, por një tanker presioni

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar me datë 16 tetor një video-material ku shihet një tanker presioni duke kaluar nëpër ngushticën e Bosforit. Me anë të këtij video-materiali dhe një mbishkrimi në gjuhën turke, faqja e lartcekur ngrit pretendimin se shfaqet një armë e paidentifikuar, e […]