info@hibrid.info

Rikthimi i keqinformatave të vjetra në kohë zgjedhjesh

Shkroi: Etrit Rexhepi Periudha para zgjedhjeve qendrore ka kthyer në qendër të mediave sociale deklaratat e qëndrimet e mëhershme të zyrtarëve politikë, që po rishpërndahen nga përdoruesit për të rikujtuar premtime apo pozicione të kaluara të aktorëve të caktuar politikë. Por krahas tyre, llogari të ndryshme në media sociale kanë rikthyer edhe përmbajtjet e rreme […]

Narrativat e mediave ruse që vënë në dyshim monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë nga KiE

Shkroi: Etrit Rexhepi Në Kosovë zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti. Këto zgjedhje pritet të monitorohen nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE). Në platformat ruse “Russia Today Balkan” dhe “Sputnik Serbia” janë publikuar dy artikuj ku pretendohet se dihen anëtarët e këtij delegacioni […]

Në TikTok qarkullojnë video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale si “kronika televizive”

Shkroi: Festim Rizanaj Nëpërmjet stilit të kronikave televizive, një llogari në TikTok ka publikuar dhjetëra video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale duke marrë qindra mijëra shikime. “PaFiltraNews” publikon video në të cilat zakonisht shihet një prezantuese ose prezantues televiziv, zëri i të cilëve më pas shoqërohet me pamje të ndryshme. Videot e fundit kryesisht lidhen […]

Etiketimi i përmbajtjeve si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë” nga politikanët në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Në Kosovë në rritje është praktika që politikanët t’i quajnë raportimet e pasakta ndaj tyre si “lajme të rreme” apo “dezinformata”. Edhe kur demantimi është i drejtë, këto etiketime shpesh janë të pabazuara dhe rrezikojnë të delegjitimojnë mediat, duke ndërlikuar debatin publik. Platformat për kontrollin e fakteve janë ato që verifikojnë përmbajtjet […]

Videot politike të gjeneruara me inteligjencë artificiale në prag të zgjedhjeve në Kosovë

Shkroi: Festim Rizanaj Me afrimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025, është vënë re një rritje shqetësuese e videove dhe imazheve të gjeneruara me inteligjencë artificiale që përmbajnë narrative politike të manipuluara. Ky fenomen nuk është thjesht një rast i izoluar i keqinformimit; ai tregon përdorimin e teknologjisë së avancuar për të […]

Rishikimi i javës: Video të rreme të prodhuara me IA për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe pretendime konspirative në median serbe për presione ndaj serbëve të Kosovës

Përgatiti: Festim Rizanaj Gjatë periudhës 24–29 nëntor 2025, mediat dhe rrjetet sociale në Kosovë u dominuan nga dezinformata, të cilat formuan pjesën kryesore të sferës së keqinformimit në këtë periudhë. Gjatë kësaj periudhe, dezinformatat u përhapën kryesisht në Facebook, Threads dhe media të huaja, duke krijuar konfuzion të konsiderueshëm në opinion. Në rrjetet sociale qarkulloi […]

Pa asnjë burim kredibil, në media sociale qarkullon një “sondazh” për partitë politike

Shkroi: Fatbardh Dema Në disa formate të ndryshme është publikuar në media sociale një grafikon që pretendon se paraqet sondazh për partitë politike në Kosovë, para zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. I publikuar si video dhe fotografi në TikTok e Facebook, por edhe si komente në postime të ndryshme, pretendimi është se në nëntor është […]

Llogaritë zyrtare të Kurtit dhe Osmanit në “X” nuk figurojnë me vendndodhje “Serbia”

Shkroi: Fatbardh Dema Në mediat sociale si “Telegram”, “TikTok” e “X” janë duke qarkulluar imazhe që paraqesin profilet zyrtare në X të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe presidentes Vjosa Osmani. Në këto imazhe pretendohet se llogaritë zyrtare të dy krerëve të shtetit të Kosovës, për vendndodhje e kanë Serbinë. Të gjitha këto postime në […]

Rishikimi i javës: dezinformata dhe lajme të rreme në shqip për zgjedhjet, teori konspirative nga mediat serbe për konflikt

Përgatiti: Festim Rizanaj Gjatë periudhës 17–23 nëntor 2025, në mediat dhe rrjetet sociale në Kosovë u vërejt një rritje e dukshme e përmbajtjeve keqinformuese, ku sidomos lajmet e rreme dukeshin se po merrnin pjesën më të madhe të vëmendjes publike. Në kategorinë e lajmeve të rreme, përmbajtjet u përhapën kryesisht në Facebook dhe TikTok, duke […]

Para zgjedhjeve, “ardhja e shpejtë” e helikopterëve “Black Hawk” në fokus të përmbajtjeve të pakonfirmuara në media sociale

Shkroi: Etrit Rexhepi Nga 16 – 19 nëntori janë hasur përmbajtje të publikuara në të cilat pretendohet për ardhjen së shpejti të helikopterëve “Black Hawk” në Kosovë. Sipas postimeve në mediat sociale, furnizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës me këta helikopterë është meritë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Përmbajtjet e publikuara janë hasur […]