[email protected]

Titulli nuk qartëson se për deputetin e cilit shtet bëhet fjalë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (24 prill) një artikull me titull “Arrestohet deputeti i njohur”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pra nuk e tregon se për deputetin e cilit shtet bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një […]

Pretendime keqinformuese u bënë për mashtrime me para, BBVA dhe punësim në Gjermani

Në muajin mars dominuan Clickbait dhe Dezinformata, temat sociale – Policia e Kosovës institucioni, Albin Kurti figura më e përfolur Gjatë muajit mars 2023 temat mbi të cilat janë krijuar dhe shpërndarë përmbajtje keqinformuese janë për dhënie të pasurisë, programin “Big Brother Vip Albania”, punësimin në Gjermani, kryeministrin Kurti, vrasje, pretendime të pabaza se serbët […]

Nuk paraqitet mundësi votimi online për banorin e preferuar në BBVA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (24 prill) një artikull me titull “Votoni/ Cili është banori juaj i preferuar? Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e pesë kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania. Në përmbajtje të këtij artikulli nuk shfaqet asnjë opsion për të […]

Rishikimi i javës: fotografi e pa verifikuar e minatorëve, mashtrime për dhënie kredish, përmbajtje të rreme për vdekjen e Edi Ramës dhe rënien e tavanit të Prishtina Mall

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve clickbait në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Përmbajtjet clickbait kishin të bënin me vrasje të raportuara e që nuk kishin të bënin me Kosovën; me rritjen e çmimit të biletave të autobusëve për transport ndërurban; Përmbajtje mashtruese janë shpërndarë nga llogari në facebook lidhur me pretendime […]

Pretendimi se grupi rus “Wagner” ka plagosur shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, është i rremë

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar dje (23 prill) një video-material (15 sekonda) me pretendimin se nga sulmet e grupit të mercenarëve rus “Wagner” kanë mbetur të plagosur shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Llogaria e lartcekur, në këtë video-material përveç një imazhi që paraqet disa pjesëtarë të Policisë […]

Fotografia dhe titulli lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (21 prill) një artikull me titull “Pas një hetimi disa mujor 8 persona arr’estohen”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku është vërtetuar që titulli nuk e qartëson lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Antimafia italiane pas një […]

Nga fotografia mund të kuptohet se kërkesa për rritjen e çmimit të biletave vlen për trafikun urban të Komunës së Prishtinës

Portali informativ “Rilindja.al” ka publikuar një artikull dje (19 prill) me titull “Paralajmërohet rritje e çmimit të biletave të autobusëve”. Përmbajtja e artikullit ka të bëjë me kërkesën për rritjen e çmimit të biletave për transportin ndërurban, duke përdorur fotografi që nuk i korrespondon përmbajtjes. Në fotografinë e përdorur në këtë artikull shihet një autobus […]

Fotografia nuk paraqet minatorët e Trepçës, por është realizuar në Bosnje e Hercegovinë

Portali informativ “Indeksonline.net” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar sot (20 prill) një fotografi në të cilën paraqiten disa minatorë duke u lutur. Në përshkrimin e kësaj fotografie, portali i larcekur ka pretenduar se në të paraqiten minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra. Pas hulumtimit të kryer përmes […]

Tavani nuk ka rënë në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, video nuk është xhiruar në Kosovë

Llogaria në median sociale “TikTok” me emrin “gilan_zero6” ka publikuar një video-material me pretendimin se në qendrën tregtare “Prishtina Mall” ka rënë një pjesë e tavanit. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet nuk janë xhiruar në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, por se kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin San […]

Translate »