[email protected]

Në titull nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Artikulli me titull “Anulohet diploma e drejtoreshës së Qendrës Klinike” është publikuar dje (06 mars) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk përshkruan vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “më 6 mars, Senati i Universitetit të Sarajevës […]

Rishikimi i javës: përmbajtje e pa verifikuar rreth arit në Slivovë, dezinformata rreth kushteve të punës në Gjermani dhe Zvicër, deep fake me videon e Elon Musk

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve me përmbajtje dezinformuese në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Përmbajtjet dezinformuese kishin të bënin me bonuse prej 10 mijë eurosh për secilin punëtor të ri në Gjermani; se Zvicra po kërkon punëtorë në disa sektorë; se Luzi Ejlli është përjashtuar nga BBVA. Përmbajtje të pa verifikuar […]

Pretendim i pavërtetë se kombëtarja gjermane ka marr futbollistin Mërgim Berisha

Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar me 3 mars një artikull me titull “Shuhen shpresat e Shqipërisë, Flick merr shqiptarin te Gjermania”. Në këtë artikull përmendet emri i futbollistit me prejardhje shqiptare, i lindur në Gjermani, Mërgim Berisha. Mediat online si “cna.al” dhe “aktuale.mk” kanë pretenduar se Berisha është ftuar nga trajneri i […]

Titulli nuk e qartëson se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (05 mars) një artikull me titull “Policët sulmohen me mol’otov, shkatërrohen bizneset në qendër”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk qartëson se për cilin vend bëhet fjalë. Po ashtu, edhe fotografia e përdorur nuk lë hapësirë për tu kuptuar se […]

Ri-publikohet artikulli i vitit 2020 me pretendimin të paraqitet si aktual

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (06 mars) një artikull me titull “Cfare po ndodh Afro 100 mijë shqiptarë me banim në Zvicër, s’mund të udhëtojnë në vendlindje. Ja pse”.  Artikulli i postuar nga këto faqe në Facebook është publikuar më 8 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com”. (këtu) […]

Deep fake: Elon Musk nuk ka folur për Luiz Ejllin

Llogaria në TikTok me emrin “zbardhues” ka publikuar një video-material të shkurtër (7 sekonda) në të cilën paraqitet Elon Musk, themelues i kompanisë SpaceX. Video-materiali i publikuar në këtë faqe, kuptohet se është manipuluar përmes aplikacioneve për ndërhyrje në video-përmbajtje që njihen si apliakcione deepfake. Pra, shihet se në këtë video është bërë ndërhyrje në […]

Titulli dhe fotografia lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Prishtinën

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (3 mars) një artikull me titull “Deri në 3 vjet burg për ata që rrisin qiranë”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk qartëson se për cilin vend bëhet fjalë. Lajmi qartësohet në përmbajtje, ku thuhet se pas tërmetit të 6 […]

Rritja e kërkesave për punëtorë në Zvicër ka të bëjë me vitin 2021

Faqja në Facebook “Lajme Globale” ka publikuar të martën (28 shkurt) një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”. Artikulli i postuar nga kjo faqe në Facebook është publikuar më 5 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “jnews3.com”. (shih këtu) Hibrid.info ka verifikuar […]

Translate »