[email protected]

Artikull i vjetër: Nuk ka lajm për ndarjen e 200 eurove për sektorin privat

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (23 janar) një artikull me titull “’200 eυrοt për punëtorët e sektοrin privat’, vjen lajmi i fυndit për këtë kategοri”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në muajin nëntor […]

Prevalla nuk është vërshuar nga uji, pamjet janë xhiruar në qytetin Dinant të Belgjikës

Llogaria në platformën “Tik Tok” me emrin “Video.shokuese”, ka publikuar dje (22 janar) një video-material, në të cilën shfaqen pamje të vërshimeve nga uji. Kjo faqe në këtë video-material ka pretenduar se pamjet janë nga vendbanimi Prevallë në Kosovë. Pas verifikimit të fakteve të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info […]

Rishikimi i javës: dezinformata në fushën e sigurisë, mjekësisë, sportit; mashtrime me çmime të banesave dhe nevojave për shërim; teori konspirative nga mediat në gjuhën serbe

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve me përmbajtje dezinformuese në ekosistemin keqinformues në Kosovë.  Përmbajtjet dezinformuese kishin të bënin me ndërtimin e stadiumit të ri të Prishtinës, artikuj të vjetër lidhur me të shtëna armësh në veri të Mitrovicës, grafitet në kishën Shën Savan në Kragujevc, për ndryshimet klimatike, për trajtimet […]

Publikohet lajm i vjetër me pretendim pa fakte se “Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar të shtunën (21 janar) një artikull me titull “Çka po ndodh? Serbia po dërgon trupa shtesë në kufi me Kosovën (PAMJE)”. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 25 mars […]

Albi Mall nuk është vërshuar nga uji, video nuk është xhiruar në Kosovë

Llogaria në median sociale “TikTok” me emrin “VIDEO-CHOC” ka publikuar një video-material me pretendimin se qendra tregtare “Albi Mall” është vërshuar nga uji. Në këtë video-material pretendohet se pamjet janë nga kjo qendër tregtare në Prishtinë, si dhe dëmi mbërrin shifrën 3 milionë euro. Hibrid.info ka kontaktuar me qendrën tregtare “Albi Mall”, dhe të njëjtit […]

Kurti nuk e ka falënderuar Xhakën për festimin me fanellën “Jashari”, siç pretendohet nga mediumi në gjuhën serbe

Mediumi në gjuhën serbe “Kurir” ka publikuar të mërkurën (18 janar) një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar futbollistin Granit Xhaka për festimin me fanellën “Jashari”, duke mbështetur kështu provokacionet e tij. Ky medium, pretendon se Kurti ka thënë për të përditshmen zvicerane “Blick” se është mirë kur dikush […]

Pretendohet rrejshëm se “çaji i rusit po i bënë për spital qytetarët e Kosovës”

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar dje (19 janar) artikullin me titull “Çaji i rusit po i bënë për spital qytetarët e Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Nga titulli lë të […]

Translate »