[email protected]

Paraqitet si lajm një opinion që u bën thirrje serbëve në veri ta paguajnë rrymën

Portali i dyshimtë me emër “fakte.buzz” ka publikuar një artikull me titull “Vjen kerkesa urgjente/ Serbëve në veri, urgjentisht ose ta paguajnë energjinë elektrike ose t’u ndalet rryma”. Portali në fjalë është munduar të paraqesë si lajm artikullin e lartpërmendur. Por, që pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur se artikulli në fjalë, në fakt paraqet një […]

Përdoret narrativi i rremë rus se Ukraina po i detyron me forcë djemtë e rinj për të vrarë popullsinë autoktone

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar dje (13 gusht) një video-material, me anë të së cilit ka pretenduar se forcat ukrainase kanë marrë me forcë djem të rinj ukrainas për t’i çuar, siç thuhet “në thertore dhe për të shpopulluar Ukrainën nga popullsia e saj autoktone”. Në mbishkrimin e […]

Rishikimi i javës: Dezinformata dhe teori konspirative nga mediat serbe, përmbajtje të rreme në mediat sociale, clickbait artikuj në portale informative

Java që shkoi u karakterizua më dominimin e përmbajtjeve clickbait dhe dezinformuese në ekosistemin keqinformues. Përmbajtjet clickbait kishin të bënin me artikuj me ngjarje për vdekje, për dhënien e ushqimeve të pashitura nga marketet, për shpërthimin e një fabrike, të cilave nuk u bëhet e ditur në titull vendndodhja e ngjarjeve. Dezinformata nga mediat serbe […]

Isa Mustafa nuk ka thënë që Kurti “dëshiron”, por “nëse dëshiron” të jep dorëheqje

Portali informativ “kosova-sot.info” ka publikuar dje (11 gusht) një fotografi në të cilën shihet ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa. Imazhi i Mustafës përmban mbishkrimin: “Isa Mustafa: A e dini se Albini dëshiron të jap dorëheqje e të mos i zbatoj marrëveshjet por këtë nuk do t’ia lejonin […]

Aksioni i Policisë kundër kontrabandës në veri, pretendohet të paraqitet si sulm ndaj serbëve

Në median sociale “Telegram” është publikuar një postim dje (11 gusht) me pretendimin se Policia e Kosovës ka sulmuar me armë dhe bombë 5 serbë në veri të Kosovës. Kanali në Telegram në gjuhën serbe që mbanë emrin “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore) ka pretenduar se, siç përshkruhet “terroristët shqiptar” […]

Zelensky nuk ka deklaruar se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shkak i njerëzve që qeverisin në vend

Një llogari në TikTok me emrin “zdravvo” ka publikuar një video-material me imazhin e Volodymyr Zelenskyt, president i Ukrainës. Imazhi përmban mbishkrimin ku pretendohet se presidenti ukrainas ka deklaruar se vendi i tij nuk e njeh Kosovën pasi që sipas tij, kjo do të ulte moralin e luftëtarëve ukrainas. Sipas po të njëjtit pretendim, qeverisja […]

Publikohet lajmi i vitit 2020 për vdekjen e vëllait të Sabri Fejzullahut me fotografi jo adekuate

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (10 gusht) një artikull me titull “Shpirti po i qan, Sabri Fejzullahu humb njeriun e shpirtit: Na le shumë shpejtë”. Në këtë artikull, portalet e dyshimta kanë vendosur një fotografi, ku paraqitet këngëtari Sabri Fejzullahu së bashku me bashkëshorten e tij. Përmes imazhit lë […]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (9 gusht) një artikull me titull “43 të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë”. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues. Lajmi qartësohet […]

Ish-ministri Mehaj nuk u detyrua të japë dorëheqje pasi vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Një llogari në TikTok me emrin “user5435481075810” ka publikuar një video-material ku shihet Armend Mehaj, ish-ministër i mbrojtjes. Imazhi shfaq ish-ministrin gjatë vizitës së tij në Hagë më 16 nëntor të vitit të 2022 (shih këtu) dhe përmban mbishkrimin me pretendimin se ai u detyrua të jap dorëheqje nga pozita e ministrit, pas vizitës që […]

Translate »