[email protected]

Në titull nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (23 mars) një artikull me titull “Ngjarje e rëndë: Babai vret dy djemtë e tij”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk e qartëson vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “një ngjarje e […]

Ri-publikohet lajm i vitit 2022 me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “new.findnews5.com” ka publikuar me datë 19 mars një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektorë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info dhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se titulli është i […]

Përdoret shpallje e vjetër me pretendim të rremë për dhurim falas të një veture

Llogaria në median sociale Facebook me emrin “Herian Lach” ka publikuar me datë 26 shkurt një postim me pretendimin se ky person ka vendosur që të jap donacion veturën e tij (Toyota RAV4), siç pretendohet shkaku i migrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info […]

Pretendohet rrejshëm se “Wagner” ka ofruar 15 milionë dollarë për vrasjen e Kurtit

Llogaria në TikTok “lumjanana009” ka publikuar dje (21 mars) një video-material të shkurtër (6 sekonda) me imazhe të grupit mercenar rus “Wagner” dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me mbishkrimin “15 MILIONE DOLLARESH PER VRASJEN E KURTIT”. Këtij video-materiali i është bashkangjitur edhe një zë (audio) që thotë “grupi mercenar rus Wagner ka vendosur nje […]

Titulli nuk tregon se për ish-kryeministrin e cilit shtet bëhet fjalë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (21 mars) një artikull me titull “Ish-kryeministri e pranon: Kam mashtruar Parlamentin”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se për kryeministrin e cilit shtet bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “ish-kryeministri britanik, […]

Pretendohet pa fakte se “autoritetet e Prishtinës po përdorin islamikët radikalë për të ushtruar presion ndaj serbëve të Kosovë”

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull dje (19 mars) me pretendimin se “autoritetet e Prishtinës po përdorin islamikët radikalë në njërën anë për të ushtruar presion ndaj serbëve të Kosovë” dhe se Kosova “ka strukturë organizative dhe kapacitet për islam radikal, edhe pse e fsheh atë nga opinioni”. Artikulli bazohet në deklaratat […]

Shqipëria radhitet e 83-ta e jo e 91-ta në listën e shteteve në raportin e përvitshëm të lumturisë

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (20 mars) një artikull me pretendimin se shqiptarët janë populli më i palumtur në Evropë, duke e radhitur Shqipërinë në vendin e 91-të nga 147 shtete. Ky pretendim bazohet në raportin e përvitshëm të lumturisë, të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB). Pas verifikimit të […]

Gruaja me fotografi e identitet të rremë, pretendohet se po e shpërndanë pasurinë e saj

Dy llogari në Facebook “Maria Thérèse valdez” dhe “Don Monique” kanë publikuar një postim me fotografinë e një gruaje, me anë të së cilës kanë pretenduar ta ndërtojnë një histori të sajuar, gjoja se personi që shihet në këtë imazh është Kimete Nikqi nga Kosova, por që aktualisht jeton në Francë. Në këtë histori të […]

Publikohet lajm i vjetër për mbylljen e segmentit të autostradës nga Suhareka deri në Prizren

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (20 mars) një artikull me titull “Rrëshqitja e dheut, mbyllet segmenti i autostradës nga Suhareka deri në Prizren”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar me datë 21 shkurt. Pra, faqet “Shqipet” dhe “Exclusive Albania Today” në Facebook, […]

Rishikimi i javës: teori konspirative nga institucionet dhe zyrtarët serb, mashtrime me histori të sajuara, lajmi i rremë për vdekjen e Sabri Fejzullahut

Artikuj mashtrues, clickbait, dezinformues dhe teoritë konspirative kanë qenë kategoritë që e kanë dominuar ekosistemin keqinformues në javën që shkoi. Artikujt mashtrues kryesisht kanë qenë postime në llogari të Facebook-ut me histori të sajuara se bartëset (e rreme) e këtyre llogarive vuajnë nga një sëmundje dhe se kanë shprehur dëshirë që ta ndajnë pasurinë e […]

Translate »