[email protected]

Deklarata e vjetër e ish-këshilltarit të Konjufcës paraqitet si aktuale

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (24 nëntor) një artikull me titull ““Po ia mësyu Kosovës, do ta pësojë edhe më keq se Rusia në Ukrainë” / Vjen paralajmerimi i fundit nga Këshilltari i Glauk Konjufcës për Serbinë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, duke vërtetuar se lajmi është i vjetër […]

Lajmi i muajit janar paraqitet si aktual

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (21 nëntor) një artikull me titull “Kosoves I Vjen Mbeshtetje “Madheshtore” Nga ​Robert Bosch: QUIN-t Duhet Të Kuptojë Se Kosova Eshtë Shtet I Pavarur”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar më 14 janar. Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert […]

Lajmi i vitit 2021 paraqitet si aktual duke i dhënë titull të sajuar

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (18 nëntor) një artikull me titull “Serbia Ne ‘Zi’!! Ambasadori Serb Ne Washington Terbohet Keq Pas Protestes Se Diaspores Shqiptare Dhe Kroate Ne Amerik Kunder KRlMEVE Serbe”. Këtë artikull kjo faqe rezulton ta ketë marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Fakte.buzz”, i publikuar më […]

Nuk ka të dhëna rreth pagave në kompaninë e hapur në Prizren

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Ranknews3.com” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Investitorë nga Zvicra e Gjermania hapin fabrikë në Kosovë, ja pagat”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Me anë […]

Nuk argumentohet pretendimi se zyrtarëve të LVV-së iu ndalua të pajisen me autorizimin ESTA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaNewborn.info” ka publikuar më 11 nëntor një artikull me pretendimin se Zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje iu ndalua të pajisen me “ESTA”. Ky portal i dyshimtë ka pretenduar se sistemi elektronik “ESTA”, që verifikon personat para se të hyjnë në Amerikë, me sa duket ia ka pamundësuar zyrtarëve […]

Nuk bëhet fjalë për alarm për bombë në Gjykatën e Apelit në Kosovë, siç paraqitet në fotografi

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Promakale.com”, ka publikuar dje (8 nëntor) një artikull lidhur me lajmin për bombë në ambientet ose pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë fotografi jo adekuate, në të cilën shihet pamja ku identifikohet Gjykata e Apelit në Kosovë, […]

Halil Kastrati nuk e ka strehuar në shtëpinë e pleqve “Jetimat e Ballkanit” të moshuarën që u sulmua fizikisht

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi në të cilën shihet drejtuesi i shoqatës bamirëse, Halil Kastrati së bashku me një të moshuar. Në përshkrimin e kësaj fotografie, këto faqe në Facebook kanë pretenduar se gruaja që shihet në këtë imazh është e moshuara që u sulmua fizikisht nga një infermiere në shtëpinë e […]