Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Thedailybarta24.com”, ka publikuar një artikull me titull “Lutfi Haziri jep lajmin e madh, LDK dhe VV drejt pajtimit”.
Siç mund të vërehet, titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe lajmi është i vjetër dhe jo i plotë. Ndërsa, në përmbajtje, asnjëherë nuk përmendet emri i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, përveç kërkesës së presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili, pas rënies së Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, kishte takuar krerët e partive parlamentare, me të cilët pati diskutuar për mundësinë e krijimit të një qeverie të re.
Teksti origjinal i publikuar në Thedailybarta24.com:
Lutfi Haziri jep lajmin e madh, LDK dhe VV drejt pajtimit
Ka disa ditë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar krerët e partive parlamentare, me të cilët ka diskutuar për mundësine e krijimit të një qeverie të re, apo një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila u përkrahë edhe nga vetë presidenti, shkruan Gazeta Blic.
Ndryshe nga partitë e tjera dhe presidenti të cilët po duan një qeveri të re, Lëvizja Vetëvendosje, nuk është pro këtij opsioni.Sipas Vetëvendosjes, zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza politike.
Vegëza e artikullit të publikuar në Thedailybarta24.com:
Analizë:
Duke qenë se titulli është i rremë dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me përmbajtjen dhe është krijuar vetëm për të rritur numrin e vizitave, atëherë hibrid.info e ka kategorizuar këtë si “clickbait” dhe “lajm i rremë”.
Arsyetimi:
Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.
Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.