[email protected]
Me anë të një videoje të vjetër pretendohet rrejshëm se shfaqet momenti i vrasjes së Faton Hajrizit
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet video-material që pretendon se shfaq momentin e vrasjes së Faton Hajrizit nga forcat serbe, i dyshuar për vrasjen e një polici serb në Serbi.

Kjo përmbajtje, ku shihen makina ushtarake dhe dëgjohen të shtëna është publikuar dje (21 korrik) nga një kanal në Youtube, me emrin “editslandi”.

A është pretendimi i vërtetë?

Hibrid.info i ka gjetur të publikuara këto pamje, para 19 korrikut, datë kur edhe u vra Faton Hajrizit.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Youtube nga kanali “editslandi”:


Hibrid.info ka verifikuar këto pamje duke hulumtuar me anë të programit të automatizuar të kërkimit “InVID”. Gjetjet e hibrid.info dëshmojnë se kjo video është publikuar më së largu, më 30 qershor të këtij viti, në TikTok (shih këtu).

Në këtë përmbajtje mungon përshkrimi që do ta bënte të qartë se çka tregon videoja. Por ajo që dihet është se e njëjta nuk shfaq momentin e vrasjes së Hajrizit, që u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.


Analiza:

Videoja me anë të së cilës pretendohet se shfaqen pamjet e momentit të vrasjes së Faton Hajrizit, është e vjetër.

Hibrid.info vërtetoi se video e njëjtë është publikuar online më së largu me datë 30 qershor 2024.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »