[email protected]
Pretendim i pakonfirmuar se është arrestuar i dyshuari për sulm ndaj një qytetari në Aktash
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Dje (3 shtator) është publikuar një artikull që jepte lajmin për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Aktash” të Prishtinës.

Lajmi është publikuar nga mediumi “sinjali.com”, në të cilin pretendohet se “Policia tashmë e ka arrestuar personin e dyshuar”.

Por, cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se i dyshuari, i cili ka sulmuar dje një person, ndodhet ende në arrati.


Vegëza e artikulit të publikuar nga mediumi “sinjali.com”:

https://archive.is/8SvD8


Mediumi në fjalë jep pretendimin kur thotë se “Siç merr vesh Sinjali, Policia tashmë e ka arrestuar personin e dyshuar”.

Por, raporti i Policisë së Kosovës njofton se i dyshuari gjendet ende në arrati, çka do të thotë se pretendimi i mediumit në fjalë, nuk është i saktë.


Se i dyshuari është në arrati, është shkruar edhe në artikujt e mediave tjera në gjuhën shqipe, që janë gjetur nga hibrid.info (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Aktash” në Prishtinë, është i pa saktë.

Hibrid.info ka gjetur se sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ende ndodhet në arrati.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si të “të pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »