info@hibrid.info
Publikohet artikull i vitit 2018 me titull të pasaktë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “atdheulajm.com” ka publikuar dje (15 tetor) një artikull që mban titullin “Lajm i keq për shqiptarët që jetojnë në këtë vend të Europës, merret vendimi i rëndë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, duke vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe përmban titull të pasaktë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “atdheulajm.com”:


I njëjti artikull është publikuar edhe në median sociale Facebook nga faqja “Atdheu Lajm”, që numëron mbi 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e njëjtë të publikuar në vitin 2018 në disa media online në Kosovë, që gjithashtu përmbante titullin e njëjtë. (shih këtu dhe këtu)


Artikulli qartëson se atëkohë (2018) Zvicra kishte marr vendim që do të mund t`i dëbonte të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.

Por, në asnjë rast nuk përmendet komuniteti shqiptar që jeton në Zvicër, siç pretendohet të paraqitet përmes titullit.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali i dyshimtë “atdheulajm.com” ka publikuar një artikull të vitit 2018 me pretendimin ta paraqesë si aktual. Gjithashtu, këtij artikulli i është vënë titull i pasaktë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »