[email protected]
Si u verifikuan 14 mashtrime rreth temave sociale
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Vegëz në formë imazhi e publikuar në Facebook, ku pretendohet se Ministria e Financave do të japë kredi pa interes për personat mbi 35 vjeç nga data 19 qershor. Kjo është njëra nga përmbajtjet, së fundmi e trajtuar dhe e vlerësuar si mashtrim, mbi bazën e metodologjisë së punës së hibrid.info (shih këtu).

Hibrid.info ka trajtuar në 14 raste, përmbajtje të ngjashme, ku pretendohet se ofrohen shërbime dhe mundësi të ndryshme nga institucionet shtetërore, biznese të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare. (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)

Mënyra dhe forma e publikimit

Të gjitha përmbajtjet e trajtuara janë të publikuara si fotografi me tekst, me anë së cilit njoftohet për mundësinë e pretenduar, ku edhe mund të klikohet për të hapur ueb-faqen e integruar në imazh. Madje në disa raste, fotografia përmban edhe logon e institucionit, për të cilin thuhet se ofron shërbimin e paraqitur. Këto njoftime të publikuara si vegëza në formë imazhesh, shfaqen si postime të sponsorizuara në Facebook. (shih më poshtë një nga shembujt)


Çka i bën ato të dyshimta?

Pas klikimit në imazh, hapet ueb-faqja, në të cilën nuk tregohet emri i institucionit, organizatës apo biznesit, nga i cili pretendohet se ofrohet mundësia. Në të gjitha rastet, këto ueb-faqe kanë URL të gjatë dhe janë të dizajnuara në mënyrë të njëjtë, ku paraqitet hapësira me ngjyrë cijani e mbyllur ndërsa seksionet në hapësirë janë të shfaqura me nuanca më të hapura të kësaj ngjyre. Këto seksione në ueb-faqe, zakonisht janë të emërtuara në gjuhën angleze, varësisht prej mundësisë që pretendohet se ofrohet nga postimi në Facebook. Seksionet janë të lidhura me ueb-faqe të jashtme të besueshme, të cilat hapen pas klikimit në këto seksione. Faqet e jashtme të shfaqura edhe pse në pothuajse të gjitha herët janë kredibile, nuk kanë të bëjnë asgjë me ato që pretendohet se mundësohen në këto njoftime. (shih më poshtë një nga shembujt)


Ndryshe nga to, ueb-faqet e integruara në njoftimet e dyshimta, kanë besueshmëri të ulët. Besueshmëria e tyre është evidentuar lehtësisht nga një platformë e dedikuar për kontrollin e ueb-faqeve si ”ScamAdviser.com“, ku është konstatuar se përmbajtja e ofruar nga këto faqe, mund të jetë mashtrim.

Një tjetër aspekt që mund t’i bëjë këto përmbajtje problematike, janë edhe informacionet për publikuesit e tyre. Këto lajmërime publikohen në Facebook nga faqe të cilat: kanë numër të vogël të postimeve jo relevante,  kanë numër të ulët të ndjekësve dhe nuk ofrojnë ose kanë pak të dhëna rreth veprimtarisë së tyre. Vendndodhja e atyre që menaxhojnë me këto faqe, paraqitet e lokalizuar në vende jashtë Kosovës.


Ndërsa, për të verifikuar vërtetësinë e përmbajtjeve, hibrid.info gjithmonë monitoron ueb-faqet e institucioneve dhe organizatave të apostrofuara, në të cilat asnjëherë nuk është konfirmuar vërtetësia e atyre që thuhen brenda këtyre njoftimeve të trajtuara, përveç tre raste, ku kanë reaguar Ministria e Ekonomisë (këtu), Policia e Kosovës (këtu) dhe Kryqi i Kuq i Kosovës (këtu) ndaj këtyre njoftimeve të dyshimta, pak kohë pas trajtimeve nga hibrid.info (shih këtu, këtu dhe këtu).

Share With Others

Translate »