info@hibrid.info

Vuçiq nuk i ka kërkuar Grenell-it ta shuaj Ushtrinë e Kosovës

Një nga portalet e dyshimta “GazetaProgresi.com” ka publikuar një artikull duke pretenduar se Aleksandar Vuçiq i kërkon Richard Grenellit shuarjen e ushtrisë së Kosovës. Me të hapur artikull, i cili është postuar në Facebook, vërehet se teksta në brendësi të artikullit paraqet krejtësisht diçka tjetër. Në fakt, përmbajtja e këtij artikulli përshkruan cicërimën e Grenell-it, […]

Ndryshohet këshilla e virologut gjerman

Portali i dyshimtë “Specialja.com”, ka publikuar një lajm, bazuar në intervistën e realizuar me virologut gjerman Christian Drosten, ku flet për pasojat e pandemisë COVID-19, dhe mundësisë për mbyllje të serishme. Në këtë artikull e titulluar “Drosten: “Nga maskat nuk do të shpëtojmë lehtë”, nuk paraqiten detaje të cilat e vërtetojnë atë që pretendohet përmes […]

Njoftim i vjetër dhe i ndryshuar për ndalimin e fluturimeve komerciale nga Prishtina

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër rreth anulimit të fluturimeve komerciale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Lajmi rreth anulimit të këtyre fluturimeve është i pasaktë dhe i sajuar. Teksti brenda artikull përmban një lajm të vjetër, bazuar në komunikatën 21 marsit të publikuar nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërsa e njëjta komunikatë […]

Vendoset titull i rremë për të nxitur lexuesit të klikojnë reklamën brenda tekstit

Portali i dyshimtë “Valetal.info” vazhdon të publikojë tekste të rreme. Në publikimin e radhës të kësaj ueb-faqe, në titullin e të cilit thuhet se “virusi Korona do t’i fuqizojë këto shpezë dhe bota do të jetë drejtë fundit?”, synohet të përhapet edhe një dezinformatë e radhës. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet fare me përmbajtjen […]

Për cilin Kuvend bëhet fjalë?

Mediat online në Kosovë kanë publikuar një lajm për zhvillimin e seancës së radhës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë artikull flitet për pikat e rendit të ditës dhe për një sërë çështjes tjera që do të trajtohen gjatë seancës së paralajmëruar të mbahet sot (17 shtator). Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre informacioneve, […]

Lajm i vjetër dhe titull i rremë për vende të lira pune në Gjermani

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Valetal.info”, ka publikuar një artikull me titull “Gjermania kërkon 472 punëtor, afati për të Aplikuar deri më 30 Shtator”. Fillimisht, pas një kontrolli të fakteve, lajmi për nevojën e tregut gjerman për 472 mijë punëtorë profesionistë, del të jetë i vjetër, pasi që i njëjti është publikuar në gusht […]

Lajmi për hapjen e kufijve mes “Evropës” dhe Ballkanit është i pavërtetë

Portali i dyshimtë “Valetal.info” ka publikuar një artikull me titull “Merret vendim zyrtar, në këtë datë do të hapen të gjithë kufijtë e Evropës dhe Ballkanit”. Titulli i këtij artikulli del të jetë i sajuar, pasi që nuk përputhet me tekstin, duke qenë se në përmbajtjen e tij trajtohet vetëm mbyllja e kufirit mes Shqipërisë […]

Translate »