info@hibrid.info
Vazhdon publikimi i pretendimeve të rreme se po kërkohen punëtorë në Gjermani
shape
shape
shape

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Erdhi lajm i madh nga Gjermanët kërkojnë punëtorë sezonalë, 150 euro dita”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet në këtë artikull, nga ku është vërtetuar se ky lajm është i vjetër dhe i njëjti është munduar të paraqitet si aktual, duke dezinformuar lexuesit.

Gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google.com”, hibrid.info ka gjetur se ky lajm është publikuar në shtator të vitit 2019.

Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “newstoday74.com” dhe “konakushqiptar.com”:

https://newstoday74.com/2021/08/08/erdhi-lajm-i-madh-nga-gjermanet-kerkojne-punetore-sezonale-150-euro-dita/?fbclid=IwAR0EmrFFhj9gtX_yix563S1WKk6BpP_T-0styGK4Ry3gp2usBqVGHR3hwSQ
https://konakushqiptar.com/web/news/1186?fbclid=IwAR03bteE18jBXM72E0R6ftpuFzNkztwU9WfOdfKLw8FOQkXUBJPCW0r8SeQ

Artikulli i njëjtë është përsëritur disa herë nga portale të ndryshme të dyshimta, ku disa prej tyre mund t’i gjeni më poshtë.

http://trendi-kspro.com/erdhi-lajm-i-madh-nga-gjermanet-kerkojne-punetore-sezonale-150-euro-dita/511/

http://worldnetpress.com/150-euro-dita-gjermanet-kerkojne-punetor-per-kete-pune-video/


Ky artikull është publikuar në shtator të vitit 2019, atëkohë kur shteti i Gjermanisë kërkonte punëtorë për korrjen e asparagusit, që mund t’i sillte një punëtori deri në 150 euro në ditë.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (shtator 2019) të publikuar në disa media online në Kosovë.

http://www.arbresh.info/bota/gjermania-kerkon-punetore-sezonale-150-euro-dita/

https://gazetainfokus.com/150-euro-meditja-gjermanet-kerkojne-punetor-per-kete-pune/


Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët artikuj të ngjashëm për punësim në Gjermani, që kishin të bëjnë me përmbajtje të pa argumentuar, apo edhe lajme të vjetra të paraqitura si aktuale.

Disa nga artikujt e trajtuar më herët nga hibrid.info lidhur me dezinformatat për punësim në Gjermani:


Analiza:

Portalet e dyshimta “newstoday74.com” dhe “konakushqiptar.net” kanë publikuar artikull të vjetër të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual.

Ky lajm i vjetër duket se është publikuar vetëm për të rritur numrin e vizitave, dhe si rrjedhojë hibrid.info e ka kategorizuar këtë si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »