info@hibrid.info
Vuçiq nuk ka deklaruar se “destabilizimi i Ballkanit mundëson marrjen e Kosovës”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Timenews24hr.com”, ka publikuar një artikull me titull “Alkesander Vucic: Le te ndodh destabiIizimi ne Ballkan, sepse ashtu e marim Kosoven”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull si dhe, pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, ka vërtetuar se ky artikull është tërësisht i rremë, pasi i njëjti nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil.

Pra, ky artikull është komplet i fabrikuar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ende nuk ka dalur me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me pozicionin që ka shteti serb ndaj krizës Ukrainë – Rusi.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/50487?fbclid=IwAR2SxeVee751pHy1tI2HphLbAK8VegfnRll2qqEjFTehxHRvtYZwROmRDFY

Ky artikull i rremë është shpërndarë nga disa faqe në Facebook si “Specialja”, “Shqipet” dhe “Kronika Sot”, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni këtu, këtu dhe këtu.


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar më 23 shkurt nga mediumi serb Tanjug.rs, me deklaratën e presidentit serb Vuçiq, i cili tha se Serbia do të japë një përgjigje ndaj krizës në Ukrainë brenda 48 orëve (këtu), që e hedhë poshtë pretendimin e bërë në artikullin e publikuar nga këto portale të dyshimta.

“Mbrëmë fola me kryeministren, i cila është në detyrën e kujdestarit, por për të mos kërkuar justifikime në çështjet teknike dhe problemet me të cilat përballemi tani, do të dalim me një përgjigje të plotë ndaj asaj krize brenda 48 orëve të ardhshme”, u tha Vuçiq gazetarëve në Madrid, duke komentuar thirrjen e BE-së drejtuar Serbisë për t’u lidhur me sanksionet e bllokut ndaj Rusisë.


Sipas mediave të Beogradit, seanca e re e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi është caktuar për sot (e premte) në ora 16:00, ndërsa fjalimi i presidentit serb është në orën 18:00, ku pritet të bëhet i qartë qëndrimi politik karshi tensioneve Ukrainë – Rusi, shkruan Danas.rs. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të rremë me titull të sajuar duke ngritur pretendimin se gjoja presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar kështu: “Le të ndodh destabiIizimi në Ballkan, sepse ashtu e marim Kosovën”.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur këtë artikull të publikuar në ndonjë medium online kredibil. Gjithashtu, mediat në Serbi kanë njoftuar se presidenti serb sot (e premte) do të mbajë një fjalim lidhur me qëndrimin politik të shtetit të tij ndaj tensioneve Ukrainë – Rusi.

Pra, ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare të Vuçiqit lidhur me qëndrimin e Serbisë ndaj krizës Ukrainë –  Rusi, siç pretendohet rrejshëm në artikullin e publikuar në “Timenews24hr.com”. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »