[email protected]

Britania e Madhe nuk iu është bashkuar vendeve që po kushtëzojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me themelimin e Asociacionit

Shkroi: Etrit Rexhepi “Edhe Britania e Madhe kushtezon Kosoven per ne Keshillin Europian – Asociacioni duhet tani” është mbishkrimi i vendosur, një imazhi të publikuar, që shfaq delegacinon e Britanisë së Madhe në OSBE. Ky imazh është publikuar sot (10 maj) në faqen në Facebook të portalit informativ të televizionit “ntv.al” dhe i është bashkangjitur […]

Njësia Speciale nuk ka reaguar ndaj betimit të Qeverisë së re të Serbisë

Shkroi: Endrit Berisha Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “TikTok” është pretenduar se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj betimit të Qeverisë së re të Serbisë. Llogaria me emrin “shqiponja.ksv” ka publikuar një video më 6 maj me mbishkrimin: “Qeveria serbe betohet ta ruaj Kosovën nën serbi, Njësia Speciale reagon…” […]

Vazhdon të përdoret emri i një kirurgu kosovar me pretendimin e rremë se ai e shëron diabetin për një ditë

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një artikulli pretendohet se një doktor shqiptar e shëron diabetin për vetëm një ditë. Ky artikull u publikua me datë 9 maj në Facebook nga një faqe që mban emrin “Atdheu Lajm”. Në përmbajtje të artikullit pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një […]

Përmes videos së vjetër pretendohet rrejshëm se xhandarmëria serbe u fut në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një videoje është pretenduar për hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës. Videoja është postuar nga faqja “Publiku” në Facebook, më 24 prill, me mbishkrimin “Alarmante-Ushtria serbe futet brenda territorit të Kosovës”.     Çka nuk shkon me këtë video?   Pas verifikimit nga hibrid.info, del se videoja është e vjetër. “Gazeta Metro” […]

Vazhdon narracioni i pabazuar për dëbimin dhe persekutimin e serbëve që jetojnë në Kosovë

Shkroi: Endrit Berisha Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë (ZKQS) ka vazhduar me narracionin se serbët e Kosovës po përballen me dhunë të vazhdueshme në Kosovë.    Më 7 maj, drejtori i ZKQS-së, Petar Petkoviq, i reagoi kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit e cilësoi propagandë narracionin e Serbisë në lidhje me sigurinë e […]

Deklarata e një deputeti nxirret si titull i artikullit, pa treguar se nga vjen ajo informatë 

Është publikuar një artikull i titulluar, “Skandal në Dubravë: Të burgosurit po presin deri në 10 ditë për t’u pastruar”.   ÇKA NUK SHKON ME KËTË ARTIKULL? Lajmi është publikuar dje (7 maj), në portalin informativ “kosova-sot.info”, mirëpo hibrid.info ka gjetur se informata e publikuar vjen nga një deklaratë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Driton […]

Nuk ka fakte se personat që shfaqen në lutjet e namazit në Universitetin e Kalifornisë, janë studentë amerikanë të konvertuar në besimin islam

Shkroi: Etrit Rexhepi Një video që shfaq disa persona teksa marrin pjesë në faljen e namazit, është publikuar me mbishkrimin që pretendon se paraqet studentë amerikanë në Universtitetin e Kalifornisë, në Los Angeles (UCLA), të konvertuar në besimin islam. Videoja është publikuar më 3 maj, nga një faqe në Facebook me emrin “Mesazhi.com”. Por, hibrid.info […]

Pretendimi për shkarkimin e Escobarit, i paverifikuar dhe mohohet nga DASh

Shkroi: Endrit Berisha Një artikull i publikuar të dielën më 5 maj në një media online ka pretenduar se Zëvendës Ndihmës Sekretari i shtetit amerikan, Gabriel Escobar, është shkarkuar nga kjo pozitë. ÇKA U RAPORTUA? Media me përmbajtje në gjuhën angleze “frontliner.uk” ka raportuar se Escobari është “shkarkuar nga pozita e të dërguarit të ShBA-së […]

Translate »