[email protected]

Pretendohet pa fakte se Turqia i ka dhënë Kosovës artileri të rëndë ushtarake si donacion

Faqja në Facebook me emrin “Lajme Nga Bota” ka publikuar me 15 mars një postim me pretendimin se Turqia i ka dhënë donacion artileri të rëndë Kosovës, përfshirë këtu 5 ObusTanke M52T të modernizuara, me vendim të nënshkruar nga presidentët e dy shteteve. Përkundër faktit se në postim thuhet që bëjnë të ditur mediat turke, […]

Ri-publikohet fotografia e montuar, që shfaq kryeministrin Kurti në takim me ish-kryeministrin serb Koshtunica

Një llogari në Facebook me emrin “Shemsi Pllana” ka publikuar një imazh, që paraqiten në prani të njëri tjetrit Albin Kurti, kryeministri e Kosovës me ish-kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Imazhi është publikuar në një grup publik në Facebook, me 4 mijë e 600 anëtarë, që mban emrin “Diaspora me PDK” (shih këtu). Pas hulumtimit […]

Ambasadori Hill nuk ka thënë se SHBA-të janë pishman që bombarduan Serbinë

Portali informativ me emrin “ntv.al” ka publikuar sot (22 mars) një artikull, me titull “SHBA pishman që bombardoi Serbinë, deklarata e madhe e ambasadorit Hill”. Pas verifikimit të përmbajtjes së artikullit nga hibrid.info, është gjetur se informacioni i dhënë në titull, që pretendon se SHBA-të janë penduar për bombardimin e Serbisë, paraqet interpretimin e një […]

Pretendohet rrejshëm se pamjet paraqesin shërbimin ushtarak në Kiev, duke rekrutuar me forcë një qytetar ukrainas

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis” ka publikuar një video-material me pretendimin se pamjet paraqesin shërbimin ushtarak në Kiev (Ukrainë) duke rekrutuar me forcë një qytetar. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur video-materiali i njëjtë i publikuar në mediat online në Ukrainë, ku thuhet se nuk dihen shkaqet e […]

Imazhi që paraqet fëmijën duke fjetur në baltë, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar dje një imazh dje (21 mars) ku shihet një fëmijë më duke fjetur në një ambient me baltë. Ky imazh përmban në vete mbishkrimin “PA FJALE 😢😢😢”. Meqenëse faqja në periudhën e fundit publikon përmbajtje që ndërlidhen me gjendjen aktuale në rripin e Gazas, imazhi i […]

Deklarata të paqëndrueshme nga Zaharova për intervenimin e NATO-s më 1999 dhe “trazirat e marsit  2004”

Në mediat ruse shërbimet në gjuhën serbe është publikuar një deklaratë e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, lidhur me përvjetorin e intervenimit të NATO-s në ish-Jugosllavi më 1999 dhe trazirat e marsit në Kosovë më 2004. Lidhur me intervenimin e NATO-s, Zaharova pretendon se janë hedhur 3000 raketa dhe 80000 ton […]

Titulli nuk sqaron se teleskopi diellor që pritet të vendoset në Kosovë, është më i madhi në Gadishullin Ballkanik

Portali informativ “Telegrafi.com” ka publikuar dje (20 mars) një artikull me titull “Kosova pritet të bëhet me teleskopin më të madh diellor, flet astronomia kosovare Pranvera Hyseni”. (këtu dhe këtu) Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje të artikullit bëhet e […]

Pretendim i pabazë se moderatorja braziliane në Shqipëri, Andresa Ambrosio i ka dhënë fund jetës

Një kanal në YouTube me emrin “Perditesuesi” ka publikuar (1 mars) një video-material, të titulluar “DO NGELESH NE ZEMRAT TONA!Andresa i jep fund jetes!”. Video-materiali në fjalë, pretendon se prezantuesja braziliane e cila jeton në Shqipëri, e njohur nga programi televiziv “E diela shqiptare”, i ka dhënë fund jetës. Por, verifikimi i fakteve nga hibrid.info, […]

Vazhdojnë të shiten produkte online, duke mos specifikuar përmbajtjen e tyre dhe rreziqet shëndetësore që mund t’i sjellin

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë hedhur në shitje një produkt “MJALTË PËR POTENCË”, e cila mban emrin “Wonderful Honey”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se produkti në fjalë i quajtur “Wonderful Honey” nuk është 100% natyral dhe se nuk preferohet të përdoret nga të gjithë, […]

Translate »