[email protected]

Pretendohet rrejshëm se Kosova po ndërton katër baza ushtarake në kufi me Serbinë

Një llogari në TikTok me emrin “lajm.info” ka publikuar dje (07 mars) një video-material me mbishkrimin që pretendon se “Kosova po ndërton katër baza ushtarake në kufirin me armikun”. Bazuar në raportet e Kosovës me vendet me të cilat kufizohet, hibrid.info vlerëson se shteti të cilit autori i publikimit i është referuar si armik, është […]

Loja me shifrat e të papunëve

Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përgjatë krejt mandatit të saj vazhdimisht është krenuar për uljen e papunësisë. Por shifrat e dhëna nga ta janë kontestuar në vazhdimësi. Kështu ishte edhe në vitin 2020 kur në mbylljen globale të ekonomive për shkak të pandemisë COVID-19, qeveria Kurti I krenohej për uljen më të madhe […]

Aksioni kundër barnave të kontrabanduara në veri interpretohet pa fakte si “veprim antiserb”

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe subjekti politik, Lista Serbe (Lista Srpska), kanë publikuar komunikatë lidhur me aksionin e Doganës dhe Policisë kundër barnave të kontrabanduara në veri. Për rastin në fjalë, këto dy institucione e kanë kundërshtuar këtë aksion duke e cilësuar si “veprim antiserb”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga […]

Paralajmërimi i muajit tetor për përmbysje nga shiu në Shqipëri, paraqitet si aktual

Faqja në Facebook “Live News” ka publikuar sot (7 mars) një artikull me titull ““Qëndroni në gatishmëri…”/ Jepet ALARMI për përmbytje, ja zonat dhe qytetet që rrezikohen”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli ka të bëjë me parashikimin e motit në Shqipëri dhe se i njëjti është i vjetër. […]

Raportimi për bastisjen e shtëpisë së Kuçit nga Gjykata Speciale, doli të jetë i pasaktë

Disa portale informative në gjuhën shqipe, sot (7 mars) kanë raportuar se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë nisur disa aksione në Kosovë. Në këto raportime, u tha se një aksion po zhvillohet në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe atë të ish-ministri të Drejtësisë, Hajredin Kuçit. Mirëpo, më pas ishte vet Kuçi […]

Fotografia me dekorimet për muajin e Ramazanit nuk është nga Frankfurti, ajo është shkrepur vitin e kaluar në Londër

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Bota Islame” ka publikuar dje (5 mars) një imazh të një hapësire të dekoruar për muajin e Ramazanit. Ndërsa në mbishkrim pretendon se “#Frankfurti mirëpret #Ramazanin”. Mirëpo pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se ky pretendim nuk qëndron pasi që fotografia është shkrepur […]

Titulli përgjithësues ka bërë që disa nga lexuesit të mendojnë se bëhet fjalë për largimin e trajnerit të FC Ballkanit, Ilir Daja

Portali informativ “newsport.al” ka publikuar (4 mars) në faqen në “Facebook”, një artikull me titull “ZYRTARE/ Ballkani largon trajnerin pas 2 viteve të suksesshme bashkëpunim”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli nuk e qartëson saktësisht përmbajtjen, pasi që vetëm në kreun e artikullit tregohet se bëhet fjalë për njërin nga stafi i […]

Imazhi që paraqet Macron-in në moshë të re së bashku me gruan e tij, është i montuar

Portali informativ “Ntv.al” ka publikuar sot (5 mars) në faqen zyrtare në Facebook, një postim me pretendimin se në njërën nga fotografitë paraqitet presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në moshë të re, së bashku me tashmë gruan e tij Brigitte Macron. Në mbishkrimin e këtij imazhi, ky portal informativ pretendon se së bashku me këta […]

Translate »