Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Rizvanolli nuk ka thënë “se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”

HIBRID

Media online “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me titull “Rizvanolli thotë se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull të sajuar që nuk përputhet me përmbajtjen.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për shtrenjtimin e çmimit të rrymës, e cila ka komentuar lidhur me shqetësimet e qytetarëve për fatura të fryra të energjisë elektrike.

Por, në asnjë rast Rizvanolli nuk është shprehur se qytetarët po ‘gënjenjë’ lidhur me faturat e rrymës, siç pretendohet në titullin e këtij artikullit.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/rizvanolli-thote-se-qytetaret-po-genjejne-lidhur-me-faturat-e-rrymes/

Ministrja është shprehur se në faturat e fundit shpesh janë paraqitur shifra më të larta se ato që duhet të paguajnë qytetarët duke i vënë ata në konfuzion dhe duke mos e ditur se cila është shifra finale e faturës.

“Ka pasur paqartësi në fatura dhe iu bëj thirrje KESCO-S që shpejt të dalë me sqarim. Shpesh janë paraqitur numrat më të lartë se ato që duhet të paguajnë qytetarët, kështu ata nuk e dinë se cila është shifra finale. Kam thënë që ka paqartësi dhe qytetarët nëse mendojnë duhet ti raportojnë tek institucionet përkatëse”, ka thënë Rizvanolli.

Disa nga mediat online në Kosovë që kanë raportuar saktë lidhur me deklaratën e Rizvanollit mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Media online “Kosovapost.net” ka publikuar deklaratën e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli, e cila sot (22 shkurt) gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës kishte folur për shtrenjtimin e çmimit të rrymës, duke thënë se ka paqartësi për faturimin e energjisë.

Mirëpo, ky medium online këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat me pretendimin se ministrja Rizvanolli ka thënë se qytetarët po ‘gënjejnë’ lidhur me faturat e rrymës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere