[email protected]
Ri-publikohet pretendimi i rremë se Bekim Jashari është bërë pjesë e Vetëvendosjes
shape
shape
shape

Artikulli me titull “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Lëvizjen Vetëvendosje”, është publikuar sot (16 korrik) nga portali i dyshimtë “gazetaz.com”.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i rremë, që nuk përputhet me përmbajtje. Gjithashtu, artikulli me pretendim të njëjtë ishte publikuar edhe gjatë tetorit të vitit të kaluar, kur ishin organizuar zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, për ta ndërlidhur me zhvillimet politike të asaj kohe.   

Në këtë artikull gjendet një koment i Sokol Halilit i bërë më 20 shtator të vitit të kaluar, i cili ishte bërë i njohur për afërsinë e tij me Lëvizjes Vetëvendosje gjatë zgjedhjeve të kaluar lokale por, i cili më pas, kishte kandiduar për Kryetar të Skënderajt me Iniciativën Qytetare për Skënderaj.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazetaz.com”:

https://gazetaz.com/lajmi-fundit-bekim-jashari-zyrtarisht-ne-levizjen-vetevendosje/?fbclid=IwAR0POgm59h0XjuBy8BBNcKRTzA2N991zvQYchUDZKuWMw_Ff9elgOBm9Z3w


Halili ishte shprehur se “nëse votoni idealin e Bekim Jasharit nuk ka dallim nga ideali i Albin Kurtit. Albin Kurti dhe Bekim Jashari janë dakorduar që komisionerët e VV-së ti shërbejnë Bekim Jasharit. Në një të ardhme të afërt Bekimi do të kalon në VV”.

Pra, pretendimi i bërë nga portali i dyshimtë “gazetaz.com” se Bekim Jashari ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, del të jetë i pavërtetë.

Më poshtë mund të gjeni komentin e Sokol Halilit të postuar më 20 shtator në profilin e tij në Facebook, në periudhën e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të fundit lokale, e që është në shpërputhje me pretendimin e bërë nga “gazetaz.com”:

https://www.facebook.com/inciativaqytetare.perskenderaj/posts/182737830631670

I njëjti artikull me këtë titull të rremë është publikuar edhe në muajin shtator të vitit të kaluar nga portali tjetër i dyshimtë “albposnews.com”, të cilin e kishte verifikuar edhe atëherë stafi i hibrid.info.(shih këtu)

Gjithashtu, ky artikull me titull të sajuar është publikuar edhe në muajin tetor të vitit të kaluar dhe i njëjti është verifikuar edhe atëherë nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar duke pretenduar rrejshëm se Bekim Jashari është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky artikull po ripublikohet në vazhdimësi, ishte publikuar në muajin shtator dhe tetor të vitit të kaluar si dhe tani.

Në artikull shihet qartë se ky është vetëm një mendim i kandidatit për kryetar të Skënderajt nga radhët e Iniciativës Qytetare për Skendëraj, Sokol Halili, i cili është shprehur se në një të ardhme të afërt Bekim Jashari do të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others