[email protected]

Titull dezinformues dhe në shpërputhje me përmbajtjen, që pretendon për largimin e NATO-s nga Kosova

Portali informativ me emrin “ntv.al” ka publikuar një artikull me titull “NATO largohet nga Kosova/ Ja çfarë kërkoi ish emisari amerikan”. Ndërsa në përmbajtje, portali ka raportuar mbi një deklarim të ish – emisarit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se pjesa e informacionit […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se aksidenti ka ndodhur në Turqi

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Aksident i frikshëm/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin, raportohet për të plagosur”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur […]

Imazhi që pretendon se paraqet dy fëmijë palestinezë duke fjetur në një tendë, është i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Disa faqe në Facebook kanë  publikuar një imazh në të cilin paraqiten dy fëmijë duke fjetur në baltë brenda një tende. Këtij imazhi i është bashkëngjitur edhe mbishkrimi “Fli i qetë nuk janë fëmijët e tu, janë fëmijët e Gazës!”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky imazh nuk është […]

Pretendim i rremë se Kosova renditet në pozitën më të mirë në Ballkan në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe” ka publikuar dje (31 janar) një postim në faqen zyrtare në Facebook me pretendimin se Kosova është renditur në pozitën më të mirë në Ballkan, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023 të publikuar nga Transparency International. Pas kontrollit të […]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se ka përfunduar mandati i Miroslav Lajçak

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar në median sociale Facebook dje (31 janar) një artikull përmes titullit të së cilit pretendohet se ka përfunduar mandati i të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Hibrid.info, pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve ka vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron. […]

Parashikim i pa argumentueshëm për luftë në Kosovë dhe Bosnje gjatë muajit shkurt

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar më 27 janar një artikull me titull “’Lufta është e pashmangshme’, eksperti austriak jep parashikimin e keq: Kosova dhe ky shtet të bëhen gati – ja planet e ekstremistëve serbë!”. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet deklarata e austriakut Gunther Fehlinger, të cilit portali i lartcekur i referohet si “ekspert […]

Paraqiten gabimisht vitet e dënimit me burgim, për të akuzuarit për terrorizëm

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (30 janar) një artikull me titull “Mbi 35 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm”. I njëjti pretendim është përmendur edhe në përmbajtje të këtij artikulli. Por pas verifikimit, është vërtetuar se pretendimi mbi dënimin e të katër akuzuarve, është paraqitur gabimisht, pasi në fakt hibrid.info ka vërtetuar […]