[email protected]

Titulli nuk e bën të qartë se Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit me kërkesën e tij

Portalet informative “veriu.info” dhe “vushtrriaonline.net” kanë publikuar sot (22 shkurt) një artikull me titull “Kryeministri Kurti vazhdon me shkarkime, kësaj radhe një zëvendësministër (Dokument)”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info është vërtetuar se Almir Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, më vendim të kryeministrit Albin Kurtit, sipas […]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se Kurti ka deklaruar që marrëveshja me Serbinë do të firmoset më 27 shkurt

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titullin “Firmoset më 27 shkurt/ Kurti për marrëveshjen me Serbinë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet se në bazë të këtij titulli, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të nënshkruhet me 27 shkurt. Në përmbajtje të këtij artikulli kuptohet se […]

Albin Kurti nuk ka thënë “unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA-të” për vendimin e BQK-së për dinarin serb

Portalet informative “GazetaTema.net” dhe “Ntv.al” kanë publikuar një artikull (19, 20 shkurt) lidhur me një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në titullin e këtyre portaleve pretendohet se kryeministri Kurti ka thënë “Unë pyes Bankën e Kosovës, jo SHBA”, ndërsa në përmbajtje të artikullit […]

Pretendohet rrejshëm se dje kanë ndodhur tri shpërthime të fuqishme në Veri

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “xnews7.com” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri”. Në përmbajtje të artikullit thuhet granatat e dorës dyshohet se janë gjuajtur tek Qendra për kontrollin e veturave dhe Car Lazari, në Mitrovicë të Veriut. Pas verifikimit të […]

Protesta në Hamburg kundër të djathtës ekstreme në Gjermani, paraqitet si protestë në mbështetje të Palestinës

 Një llogari në median sociale Facebook me emrin “Juamin Velija”, ka publikuar më 9 shkurt një video të një proteste, duke pretenduar se këto pamje janë të një proteste në Hamburg të Gjermanisë në mbështetje të Palestinës. I njëjti pretendim është shpërndarë edhe nga faqja me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”, që është përcjellë […]

Në titull nuk sqarohet se Rexhep Selimit i është larguar vetëm njëri nga avokatët

Mediumi informativ “EuroNews Albania” ka publikuar dje (19 shkurt) një video-material në Youtube, me titull “Skandal me UÇK në Hagë: Edhe Rexhep Selimi pa avokat!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij video-materiali nuk e jep informacionin e plotë, pasi që nuk sqaron se ish-deputetit të Kuvendit të […]

Pretendohet pa fakte se mijëra shqiptarë nga diaspora do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga opozita në Shqipëri

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe” ka publikuar dje (19 shkurt) një artikull me titull “Mijëra shqiptarë nga diaspora drejt Tiranës në protestën e nesërme gjithpopullore për liri e demokraci. Ja sa janë nisur nga Zvicra dhe vendet e BE-së”. Ky portal pretendon se vetëm nga kantoni i Gjenevës […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Greqi

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta-Shqip.com” dje (18 shkurt) ka publikuar një artikull me titull “TRONDITËSE! 46-vjeçari masakron babain me sharrë elektrike dhe lajmëron policinë: E vrava…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur […]

Imazhi që qarkullon në rrjet nuk tregon një gjeneral britanik të vrarë në Gaza

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar një imazh të një personi me veshje ushtarake, me mbishkrimin “Vritet në Gaza Majori Britanik Aleksandër Emanuel”. Mirëpo, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se pretendimi nuk qëndron dhe se ky imazh ekziston në rrjet që nga viti 2008. Vegëza e imazhit të publikuar nga […]

Pretendim i pa bazë nga “Alo.rs” se shtatorja është ngritur nën dijeninë dhe dëshirën e Kurtit

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull më 14 shkurt lidhur me shtatoren e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të zbuluar në Peran të Podujevës. Ky medium, duke iu referuar një burimi të pa identifikueshëm, pretendon se shtatorja në fjalë është ngritur nën dëshirën dhe dijeninë e Kurtit. Pas hulumtimit të bërë nga […]